Letra

Inventar i “tregut mashkullor” i ndarë sipas dekadave

+

tregumashk
Nga Zhaklin Lekatari
Kur ke një të kaluar sentimentale mbas shpatullave dhe i ke kaluar të 30tat dhe je zyrtarish beqare, konstaton që të gjesh një partner bëhet çdo ditë e më e vështirë. Vështirësia ka të bëjë dhe me “parametrat e kërkimit” por, normalisht dashuria nuk kërkohet, ajo vjen kur ti nuk e ke mëndjen ose je duke bërë kakën. Në bazë të eksperiencës time, djemtë dhe burrat ndahen në këto kategori gjeneratash.

Milenialët ( Millenials): ata që janë nën 30 vjeç, janë të rinj, janë më të rinj se ty.

Janë meshkujt nga 26, 27, 28 vjeç. Kanë shumë dëshirë për të jetuar, kanë trup të bukur, ereksion spontan që i bën të jenë të gatshëm gjithë kohës. Nuk kanë shumë kërkesa dhe nuk të duhet të performosh ndonjë akrobaci që të ndihmosh në zgjimin e gjarprit më një sy dhe mbi të gjitha mësojnë shpejt duke parë që diferenca e moshës të jep në mënyrë imediate autoritet seksual. Ngel fakti që janë të papjekur. Normal, jo të gjithë. Por, dhe më i pjekuri prej tyre, djali më sensibël, më i zhvilluar, nuk do të ketë nevojat dhe mendimet e tua. Me shume mundësi është ende duke punuar mbi personalitetin e vet, është në mes të një proçesi të cilin e njeh sepse sapo e ke kalur dhe vetë ( prej disa vitesh). Ndërkohë që ti pret t’i japësh përgjigje shoqërisë dhe pritshmërive që ajo ka prej teje, ai pyet veten çfarë të hajë për darkë dhe a ta shohë apo jo ndeshjen sonte. Nuk po mendon që ti je gruaja e jetës së tij, duke bërë dhe listën e benefiteve se pse duhet të rrije me ty. E ndërkohë që ti kujdesesh për të, për pak vite do të lidhet me njërën që ka një dhjetë vite me pak së ty. Mos më thoni jo po Shakira dhe Pique, sepse kur i ndodhi dhe Demi Moorit.

30vjeçarët : ahhsahdlahif. Doja të shkruaja me brryla ndërkohë që isha e zënë në shkuljen e flokëve. Çfarë drame, moshatarët tanë. Ata që nuk janë të lidhur apo nuk bashkëjetojnë , janë millennials të parritur që as nuk kanë bërë hapin e një lidhjeje të rëndësishme. Këta kanë një edukatë sentimentale të ngjashme me atë të një kaktusi në Arizonë dhe akoma ngacmojnë 18 vjeçaret në Instagram. Pastaj ka nga ata që sapo kanë dalë nga ndonjë histori të gjatë 10-12 vjeçare dhe vetëm fjalën “marrëdhënie nuk duan të degjojnë”. 30 vjeçarët, gjithsesi kanë një përparësi prej 10 vitesh në krahasim me ne gratë dhe mbas moshës 40 vjeçare do të gjejnë ndonjë kolege tënden, e lodhur dhe ajo nga kërkimet e shumta, e cila do i marrë përsipër. Pothuajse të gjithë 30 vjeçarët e sotëm janë të zhytur në një proces të definimit të vetes. Me multipasiguri të cilat mundohen t’i kanalizojnë në lojën më shokët, koncerte, aplikacione, udhëtime me miqt, Netflix, lojëra elektronike PS4 etj. Deri sa janë single në këtë moshë dmth që kështu duan të jenë. Pra kush je ti që do ndryshosh gjithë këtë ritëm ?

40vjeçarët: shumë mirë. Dyzet vjeçari single është si 30 vjeçari por me një bagazh prej dhjetë vitësh më shumë. Nuk je e para. Çdo gjë ka të bëjë me moshën dhe kohën e duhur. Vjen një moment kur ai do të lumturojë pritshmëritë e familjes dhe vendos të gjejë një mbartëse. Nëse ti ke fatin të jesh aty, e veshur mjaft mirë, duke folur mjaft mirë, dhe nëse plotëson kriteret e tjera që ai kërkon, atëherë mund të ja dalësh. Duhet të dukesh mire dhe sexy dhe të jesh e krahasueshme me keto që ende janë në të njëzetat e tyre, mundësisht të jesh komode dhe nga ana ekonomike sepse burri modern vë re dhe këtë gjë. Një mundësi tjetër është që ai të ketë mbledhur veten nga ndarja e fundit dhe mbas shtate vitesh seksi okazional ose abstinence, të ndihet gati t’i përshtate përsëri një regjimi të ri monogam. Por, sepse ka dhe një por, dyzetvjeçari shpesh herë është dhe i divorcuar, shpesh herë është dhe baba, ose ndonjëherë tjetër është burri i një tjetre. Pra, me pak fjalë duhet të behësh gati t’i përshtatesh një arkitekture të re të përbërë nga nerva dhe rutina.

50 vjeçarët: këta kanë avantazhë të shumta. Pikë së pari, ato njëzet vite diferencë (ose pak më pak) do të shndërrojnë ty në një zanë. Shikimi i një 50 vjeçari mbi trupin tënd, strijat, celulitin, gjoksin pak të varur, rrudhat e para nuk do të jetë gjykues. Për këtë arsye do ta ndjesh veten më të lirë, më të sigurtë e më fëmërore. Bisedat do të jenë një kënaqësi, një dialog sigurie, shkëmbim pozitiv pothuasje babaxhan midis dy njerezve që ndonësë kanë data lindje të largëta kuptohen shumë mirë. Përsa i përket seksit, 50 vjeçari ka ekperiencë. Ai pjeshkën e njeh mirë dhe e do. E do me qime, pa qime, poshtë, lartë, anash, para apo mbrapa. E njeh si objekt dëshire, si një nxitës i seksualitetit të sinqertë dhe plot qejf e gëzim. Ai është formuar kur nuk ekzistonte fenomeni sexting dhe fakti që ti je pranvera e tij e fundit seksuale do të zgjojë hormone 16 vjeçari. Nga ana tjetër, shumë rrallë një 50 vjeçar do të ndaje me ty faturën e restorantit. Kjo ndoshta nuk e bën hero, por, është fakt. Pjesën më të madhe të jetës ai e ka kaluar dhe jetuar ndërkohë që ti ishë një spermatozoid. Ndërkohë që ti shihje Ambra apo Dowson Creek, ai rriste fëmijët e tij dhe për këtë arsye ndoshta nuk do që të ketë të tjerë. Nëse e bën, ai do të duket si gjysh kur të shkojë në shkollë të marrë fëmijën tuaj. Ki parasysh dhe që, një 50 vjeçar ka bythë të rëna, më pak flokë dhe gjëra të tjera të varura.

60 vjeçarët dhe mbi 60: ata jetojnë vetëm në Hollywood!

Tabu.al