Letra

«Jemi një gjak, por nuk lejoj të puthësh me zor fëmijën tim» letra e nënës së re që na dha një mësim të mirë

+

femiejtete

"Më jep një puthje."
Vajza ime pothuajse 2 vjeçare ishte shumë e turpshme për t'u përgjigjur me një "Jo". Ajo qëndronte pa lëvizur duke shikuar hallën e saj e madhe, një person që e kishte kishte parë vetëm disa herë në mënyrë sporadike në jetën e saj.
"Hajde të të puth halla."
Vajza ime ende qëndron përballë saj dhe nuk lëviz.
"Ik atëherë se nuk të dua".
Halla e vajzës, kunata ime tundi dorën në ajër ndërsa foli e fjalët e saj më therën mua, pasi vajza vështirë se i kuptoi.
Për disa javë vizitova familjen e burrit në Spanjë, ku përshëndetja shoqëruar me puthje është mëse normale si për të rritur ashtu edh të vegjël ! Dashuria tregohet përmes kontaktit fizik, e në mungesë të tij, nuk quhet se je i afërm me dikë.
Vajza ime ishte bombarduar me kërkesa për puthje dhe anëtarët e largët të familjes, reagonin në mënyra të ndryshme. Dikush bënte sikur qante kur nuk e puthte, një tjetër i mohonte asaj dashurinë e një tjetër e puthte me zor.
Ndihesha jo rehat me sjelljet e tyre dhe nuk doja ta imagjinoja atë që po kalonte vajza.
Doja që asnjë të mos e puthte vajzën time me forcë! E kuptova që këto kërkesa për puthje provokuan një ankth të tillë tek unë jo vetëm sepse pashë ankthin e saj, por sepse nuk kisha guximin t’jua ndaloja këtë gjë! Më dukej vetja egoiste, jo e dashur dhe e largët me njerëzit e burrit. Por si do e kuptonte vajza ime, sesa e rëndësishme është të thuash JO kur nuk e do një gjë, kur shembulli përpara saj heshte. Gjëja e duhur do të ishte që kjo fjalë të dilte nga goja e burrit tim në mënyrë që të mos keqinterpretohej e për fat të mirë ai e kuptoi situatën! Sa herë dikush tentonte ta puthte vogëlushen tonë, kur ajo shprehte qartë mungesë dëshire, bashkëshorti im ndërhynte duke thënë se vajza është e vogël, nuk është mësuar me kaq shumë njerëz etj etj . Kjo ishte një taktikë elegante refuzimi, që nuk ofendoi askënd. Do t’më duhej shumë luftë me veten që unë t’i dilja në mbrojtje vajzës sime të vogël kur ajo duhet të përjetonte gjithë atë ankth e nuk kishte guximin të bënte atë që donte.

Kjo letër është përkthyer nga redaksia e Living nga portali GoodHouseKeeping, duke menduar se realiteti është krejt i ngjashëm edhe në shoqërinë shqiptare. Nëse mendoni se dikush nuk duhet ta puthë fëmijën tuaj, thjesht ndalojani ! Nuk ka ndrojtje, kur bëhet fjalë për vogëlushin tuaj. Shembulli më i mirë që mund t’i jepni janë veprat dhe jo fjalët!