Letra

Kjo është Lirija, mësuesja që shkon në shkollë përditë me gomar

+

mesuejss
Lirija është mësuese në fshatin Kërrabë të Vogël të Elbasanit. Ajo udhëton çdo ditë me gomar mes maleve për 4 orë nga Funari për në Kërrabë për të mbërritur në shkollë në orën tetë. Lirije Hoxha ka vite që e bën këtë sakfiricë dhe nuk i duket e tillë edhe pse në shi e në dëborë ka të njëjtën rrugë me gomar për të mbërritur pranë nxënësve të saj.
Ajo e adhuron profesionin e saj edhe pse për shkak të vështirësive, rruga që përshkon i rrezikon jetën. “Çdo ditë bëj 9 orë rrugë nëse i bie nga Mollagjeçi në këmbë. Ndërsa nëse i bie këndej nga malet e bëj për 8 orë vajtje-ardhje. Një vesë shiu të bjerë rrëshqasin gurët dhe mund të më vrasin. E vetmja forcë që më japin janë nxënësit që më presin çdo ditë dhe dëshira ime e madhe është që të sjell diçka të re në mësimdhënies se po shoh që po shkatërrohet”, shprehet ajo.

iieie
Nxënësit e adhurojnë mësuesen e tyre që vjen edhe në kohë me borë. Dëshira e saj është që ta japë në maksimum këtë kontribut në një zonë më të afërt. Ajo dëshiron që asnjë fëmijë të mos mbetet analfabet në zonë dhe tashmë ka filluar kalvarin e saj çdo ditë për të mbërritur në shkollë e për tu kthyer prej saj.
Shumë kohë më parë sakrifica të tilla të mësuesve ishin të zakonshme. Dikur mësuesit kalonin lumenj, udhëtonin shumë orë në këmbë madje edhe shkëputeshin nga familja për javë të tëra për mësimdhënien.
Sot kjo lloj sakrifice është e pakonceptueshme por Liria vazhdon ta bëjë dhe nuk dorëzohet lehtë./TCH