Letra

'Kokaina elektronike': si u shndërruan fëmijët e sotëm në marioneta psikotike!

+

fefemijetfvares

Meri i dhuroi djalit të saj 6 vjeçar një iPad ndërkohë që ai ndiqte ende klasën e parë. “Mendova, ‘Pse të mos e lejoj të eksplorojë pak?’, ” shprehet ajo gjatë një seance terapie. Shkolla e Jonit kishte filluar t’i përdorte paisjet elektronike edhe pse fëmijët ishin ende parashkollorë. Mësuesi i teknologjisë në shkollën e tyre promovonte përdorimin e paisjeve në proçesin e edukimit të fëmijëve. Meri donte të bënte më të mirën për djalin e saj të vogël, të cilit i pëlqente të lexonte dhe të luante baseball.
Kështu Joni filloi të luante lojëra të ndryshme në iPad të cilat ngjasonin me lojërat LEGO.
Fillimisht Meri ndihej e kënaqur. Joni dukej sikur anagazhohej në lojëra krijuese. Por, me kalimin e kohës, zbuloi që loja nuk ishte paqësore dhe që të kalonte nivelet do t’i duhej të vriste kafshë. Por Joni e adhuronte lojën dhe në fund të fundit çfarë mund të ishte gjëja më e keqe që mund të ndodhte?
E megjithatë Meri nuk e mohon që kishte filluar të shihte ndryshime te Joni. Filloi të bëhej gjithnjë e më i përqëndruar në lojën e tij dhe humbi interesin për sportet dhe leximin, ndërkohë që refuzonte të kryente detyrat e tij. Disa mëngjese zgjohej, duke thënë se e shihte lojën në ëndrra.
Pavarësisht se ky fakt e shqetësonte, ajo mendonte që djali i saj mund të ishte duke zhvilluar imagjinatën dhe kjo tingëllonte normale. E me përkeqësimin e sjelljes së Jonit, ajo përpiqej ta largonte nga iPad-i, por ai sillej ashpër. Shpërthimet e tij u bënë aq të shpeshta, sa hoqi dorë duke menduar që kishte gabuar në edukimin e tij.
Një natë gjërat u bënë serioze.
“Hyra në dhomën e tij për të kontrolluar nëse po flinte. Duhej të ishte duke fjetur dhe ajo që pashë më tmerroi…”
Ajo e gjeti djalin e saj të ulur në shtratin e tij me sytë e skuqur e të përqëndruar diku, me iPadin pranë. Dukej sikur ishte në një gjendje tjetër. Meri u përpoq ta përmendte duke e shkundur. Nuk mundej ta kuptonte se si djali i saj i shëndetshëm dhe i lumtur po bëhej kaq i varur nga loja sa të gjendej në një shok të tillë.
Ka një arsye, pse prindërit më të bindur për të mos përdorur teknologjitë më të fundit, janë po ata që i krijojnë ato.
Intuitivisht, shumë prindër e kuptojnë, që ekranet e kudogjendura, kanë një ndikim negativ në jetët e fëmijëve të tyre. Na qëllon të shohim se si reagojnë fëmijët kur ua largojmë këto paisje. Madje, kur nuk kanë paisje në duar, ndihen të mërzitur dhe të painteresuar.
Ka edhe më keq.
Të gjithë e dimë që iPad-ët, telefonat dhe Xbox-ët janë një lloj droge elektronike. Një kërkim më i fundit tregon se paisjet elektronike ndikojnë në pjesën ballore të trurit, e cila kontrollon funksionet duke përfshirë këtu kontrollin e impulseve në po të njejtën mënyrë siç ndikon kokaina. Teknologjia të bën aktiv duke rritur nivelet e dopaminës, neurotransmetuesit të kënaqësisë, i cili shkakton varësi.
Ky efekt varësie është arsyeja pse Dr. Peter Whybroë, drejtor i neuroshkencës në UCLA i quan ekranet: “kokaina elektronike” dhe kërkuesit kinezë i quajnë “varësia elektronike”. Në fakt dr Andreë Doan, drejtuesi i kërkimeve të varësisë për Pentagonin e Marinës Amerikane, i cili ka kryer kërkime mbi varësinë nga lojërat elektronike, i quan këto lojëra dhe ekranet “Medikamenti elektronik”.
Po, po! Kur fëmijët tuaj luajnë lojëra në paisje elektronike, truri i tyre është i droguar. Për këtë arsye hasim vështirësi për t’i larguar nga ato. Kjo shpjegon dhe reagimin e tyre kur i largon nga ekranet. Për më tepër, qindra studime klinike tregojnë se si ekranet ngrenë nivelin e depresionit, ankthit dhe agresivitetit duke shkaktuar sjellje psikotike, gjatë të cilave personi humbet lidhjet me realitetin.
Me të kaluar në gjendjen e varësisë, njerëzit do të duhet t’i nënshtrohen terapive pa kompjuter, telefon, televizor dhe paisje të tjera të pranishme. Në këtë mënyrë, sistemi nervor mund të qetësohet dhe t’i rikthehet normalitetit. Sipas shkencës, sistemit nervor i duhen 4-6 orë në ditë të qetësohet. Me praninë e teknologjisë në çdo moment të ditës, është e vështirë t’i bësh ballë tundimit, por është shumë e nevojshme.
Si t’i ndihmojmë fëmijët që të mos e teprojnë? Nuk është e thjeshtë.
Çelësi është të ndalosh fëmijët 4,5, 8 vjeçar të ngjiten pas ekraneve. Kjo, sa për të filluar. Në vend të lojërave elektronike do të ishte mirë t’i ushqenit me dashurinë për natyrën dhe për lojërat e zakonshme të moshës së tyre.
Flisni sinqerisht me fëmijët tuaj në lidhje me çështjen. Bëjini t’ju kuptojnë pse nuk dëshironi që ata të kalojnë kohë me pajisje elektronike. Bindja nuk do të jetë e vështirë, pasi ata vetë i kanë parë miqtë e tyre të ndryshojnë si pasojë e përdorimit të teknologjisë.
Psikologët e zhvillimit mendor këmbëngulin që shëndeti i fëmijëve përfshin ndërveprimin shoqëror, zhvillimin e imagjinatës dhe mjedise natyrore për ta. Fatkeqësisht varësia nga teknologjia i pengon proçeset e zhvillimit.
Ne jemi të vetëdijshëm për faktin që fëmijët duan të arratisen në realitete të panjohura kur ndihen të vetmuar, të mërzitur dhe pa qëllime. Për këtë arsye, zgjidhja më e mirë është t’i ndihmoni fëmijët të lidhen më jetën reale dhe eksperiencat që ofron ajo. Angazhojini fëmijët me aktivitete krijuese. Sipas studimeve një nga dhjetë persona është i prirur ndaj varësive.
Pas katër vitesh ndihmë, Joni sot ndihet më mirë. Ka mësuar të përdorë kompjuterin në mënyrë të shëndetshme. Po luan baseball dhe kalon kohë me miqtë e tij. Por nëna e tij vazhdon të jetë e shqetësuar dhe përpiqet të jetë e kujdesshme, pasi në një moment dobësie mund t’i kthehet përsëri lojërave elektronike. Megjithatë të kontrolluarit të orareve që ai kalon në kompjuter dhe kalimi i kohës me familjen gjatë darkës po e bëjnë punën për mirë.

*Emrat e pacientëve janë ndryshuar
Burimi: pikkom