Letra

Komunikimi është çelësi: çfarë nuk duhet thënë kur bën seks

+

komunikimi

Nga Zhaklin Lekatari 

Komunikimi është çelësi i çdo gjëje, padyshim dhe i seksit. Është mënyra se si japim, marrim, miratim, pëlqim, ngacmim që na sigurojnë një marrëdhënie të sigurtë dhe fantastike apo të kundërtën. Të japësh një feedback dhe të besh pyetje është shumë e rëndësishme, sepse vetëm në këtë mënyrë sigurojmë që jeta bashkë me partnerin të jetë sa më e rehatshme, e gëzueshme, e kënaqshme etj, etj
Megjithatë ka disa gjëra ( vath në vesh për disa) të cilat duhet t’i mbash për vete… ose të paktën të gjësh një mënyrë më të mirë për t’i thënë. Asgjë nuk e vret më shumë atmosferën se sa fjalët e tua që mund ta bëjnë partnerit të ndihet i turpëruar, gjykuar, e kshu me rradhë. Mos harro, sinqeriteti dhe vrazhdësia janë dy gjëra të ndryshme! Seksi mund të jetë një eksperiencë pozitive për të dyja palët nëse i len paragjykimet te dera dhe trajton partnerin në të njëjtën mënyrë në të cilën do të jesh i trajtuar dhe ti. Ja disa gjëra që nuk duhen thënë gjatë seksit. Nëse ke të tjera që nuk i kam përmendur, je i/e lutur t’i shtosh.
1. Është brënda ?
Hajde pra, edhe nëse në mënyrë shumë naïve je duke pyetur veten, ki pak ndjeshmëri. Madhësia e penisit është një nga pasiguritë më të mëdha te shumë djem dhe burra, e një pyetje e tillë vetëm do përkeqësojë situatën. Gjykimi i penisit ( gjë që ndodh gjithmonë) nga ana tjetër na bën që të definojmë burrërrinë vetëm në relata me madhësinë e penisit dhe të kënaqësisë seksuale që ky i fundit di të dhurojë. Turpërimi i trupit nuk është veprim pozitiv dhe këto sjellje mund të prishin gjithçka, pa filluar mirë. Të jesh pozitiv ndaj seksit dmth të jesh pozitiv dhe ndaj trupit dhe shëndetit tënd. Kontrollohu nëse ke pasiguri rreth zonës gjenitale.
2. Erdhe ?
Mënyra më e mirë si të vrasësh qejfin. Jo vetëm që dukesh i/e mërzitur dhe pa pikën e durimit, por është dhe mënyra më e keqe për të rritur performancën ose për të arritur orgazëm. Padyshim që mund të jesh pak nervoz/e dhe më dëshirë që partneri yt të kënaqet, por mos harro orgazma nuk është pjesa e vetme e seksit, ose pjesa më e bukur. Relaksohu dhe mos harro që të gjithë kanë ritmin e tyre. Seksi nuk është një arritje, është një udhëtim.
3. Ça do të bësh ?
Nëse partneri yt sugjeron një aktivitet me të cilen nuk je komode (seks anal), është e drejta jote të mos pranosh. ( shih këtu rreth miratimit). Megjithatë nuk është positive që partneri yne te ndihet keq vetëm për nje pyetje apo për nje dëshirë të shprehur. Nuk duhet të gjykojmë të tjerët për dëshirat apo pasionet e tyre. Njësoj sikur partneri të respekton ty, hapësirat dhe dëshirat e tua, të njëjtën gjë duhet të bësh dhe ti me pratnerin tënd. Gjerat janë reciproke.
4. Ish i dashuri im zakonisht
Nuk e di nëse dikush do e thoshte këtë gjatë seksit por, jam e sigurtë që në situate të tjera është një frazë që përmendet shpesh. Sidomos nëse po bën naj krahasim. Askush nuk do të dijë që ex-i yt është akoma në mendimet e tua , sidomos gjatë seksit. Nëse krahasimi që po bën është pozitiv ( ti je më i mirë se sa tjetri), prapë je duke nxitur dy individë kundër njëri- tjetrit dhe kjo është negative për të gjithë ju. Gjej mënyra të tjera për të nxitur biseda apo për të bërë komplimente. Nëse në dhomën e gjumit jeni dy veta, qëndroni aq.
5. Çfarë po bën ?
Nëse nuk të pëlqen diçka që po ndodh gjatë seksit, mund të pyesësh me qetësi të ndalojnë. Mos i bëj të tjerët të ndihen keq apo të çuditshëm. Ata po e kërkojnë sepse e kanë praktikuar më parë, sepse mendojnë që mund të të pëlqejë apo sepse kanë marrë një feedback pozitiv nga dikush tjetër. T’i bësh të tjerët të ndihen keq rreth teknikave që zotërojnë do t’i sjellë probleme performance në të ardhme. Ke dëgjuar ndonjëherë për kritiken konstruktive? Të bësh sugjerime se çfarë të pëlqen është më seksi se sa shtrigizmi falas.