Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Historia e dashurisë së Agim Vatovcit, 62-vjeçarit nga Vushtria i cili momentalisht është kryetar i ‘’Shoqatës së personave me nevoja të veçanta’’ në Kosovë dhe bashkëshortes së tij, zonjës Xhemile nuk ka qenë aspak e lehtë. Ajo është përballur që në fillim me valën e kufizimeve, paragjykimeve e përbuzjes pasi Agimi është i prekur nga nanizmi. Të martuar prej 26-vitesh, çifti ka rrëfyer ditën e djeshme në studion e Rudina Magjistarit historinë e njohjes së tyre dhe vendimin për të patur fëmijë, ndonëse ishin të ndërgjegjshëm se ata rrezikonin të trashëgonin këtë sëmundje nga babai i tyre. “Ne jemi njohur me shkuesi. Ka qenë moment shumë i vështirë kur e kam takuar për herë të parë. Por, Agimi më bëri për vete me fjalët e tij. Fjalë të cilat më prekën në zemër dhe më bënë të kuptoj se një njeri i mrekullueshëm nuk matet nga gjatësia e shtatit, por zemërgjerësia, besnikëria dhe fisnikëria e zemrës. Ne kemi dy fëmijë, i madhi është 18 vjeç dhe i vogli 14-të.''- u shpreh zonja Vatovci.
Për Agimin, situata ka qenë më e vështirë, pasi ai është përballur me paragjykimet që në moshë të vogël. “Kur kam qenë në klasën e parë kam qenë 80 cm dhe kur kaloja rrugës njerëzit më thonin: “Ky ka ngrënë plënc pule” ose “është prekur nga lakuriqi i natës prandaj s’është rritur”, këto kanë qenë dy ofendimet që më bënin dhe unë mbyllesha në vetvete. Por, kur u shpall një konkurs unë mora pjesë për të kënduar dhe kur kam dalë në publik para se të këndoja më fëshkëllenin, por pasi këndova më kanë kthyer tre herë në sallë me duartrokitje. Aty u thye paragjykimi.''-përfundon ai.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...