Letra

Kur e vendose cila është gjinia jote seksuale ?

+

bbiieesks

Nga Zhaklin Lekatari

E di çfarë është gjinia ?

Gjinia dhe seksi shpesh herë përdoren në vëndet e njëri-tjetrit në mënyrë të pasaktë. Fatmirësisht unë jam këtu për të shpjeguar diferencën. Merrni shënim.

Seksi i referohet statusit biologjik të një individi dhe definohet nga disa faktorë, si kromozomet e seksit, hormonet, organet riprodhuese të brëndshme dhe të jashtme, etj. Seksi biologjik zakonisht është i kategorizuar në mashkull, femër dhe hermafrodit.

Mashkull: individ me kromozon XY dhe më një organ riprodhues mashkullor.

Femër: individ me kromozon XX dhe me një organ riprodhues femëror.

Hermafrodit ( Intersex): individ më një kombinim atipik kromozonesh dhe më organe riprodhuese të paqarta

Gjinia

Ndryshe nga seksi, gjinia nuk përcaktohet biologjikisht. Kur flasim për anën seksuale zakonisht i referohemi kromozomeve dhe anatomisë seksuale të dikujt. Gjinia nga ana tjetër, është një tipar i ndërtuar dhe përcaktuar nga shoqëria. Për ta thënë më saktë, gjinia i përket qëndrimeve, ndjenjave dhe sjelljeve që një kulturë e veçantë ka në lidhje me seksin biologjik. Per shembull koncepti i feminilitetit dhe maskulinitetit janë dy aspekte të gjinisë që shumë shoqëri i lidhin respektivisht me seksin femër dhe mashkull. Rolet gjinore janë pritshmëritë dhe karakteristika të caktuara që presim nga çdo gjini. Sjelljet të cilat i përshtaten këtyre normave të miratuara nga shoqëria konsiderohen si normale gjinore, ndërsa sjelljet që nuk i përshtaten normave konisederohen si antikonformiste.

Sistemi binar gjinor

Sistemi binar gjinor është një model social shumë i popullarizuar që klasifikon njerëzit në dy grupe duke u bazuar në anatominë e tyre seksuale. Në sistemin binar gjinor, të dhënat anatomike janë ato që vendosin totalisht individualitetin gjinor të një personi. Individët janë shpesh herë të dekurajuar nëse duan të tejkalojnë kufijtë gjinorë dhë të përziejnë rolet gjinore. Ky model apo sistem nuk përfshin të gjithë ata që janë hermafroditë dhe që lindin biologjikisht me organin riprodhues të të dyja gjinive. Si pasojë ky sistem ka filluar të konsiderohet si démodé nga ekspertët e shendetit seksual të cilët promovojnë sisteme të tjera, plot ngjyra dhe më gjithëpërfshirëse, të spektrit gjinor.

Identiteti gjinor

Identiteti gjinor është perceptimi individual rreth gjinisë. Ky identitet mund të jetë i njejtë ose i ndryshëm nga seksi me të cilin kemi lindur. Studimet kanë treguar që individët janë të vetëdijshmë për këtë ndërmjet moshës 18 muajsh dhe tre vjeç. Ka padyshim shume fjalë dhe terma për të shprehur gjininë e dikujt, por ja një listë e më të rëndësishmëve.

Transeksual

Pjesëtarët e komunitetit trans identifikohen me seksin e kundërt nga ai në të cilin kanë lindur. Per shembull një burrë trans është një burrë që ka përkatësi biologjike femërore. Nga ana tjetër një grua trans është një grua e cila ka përkatësi biologjike mashkullore.

Pa kategorii

Pa kategori ose jo binar siç thotë dhe vetë fjala, identitet që përfshin një individ i cili nuk është as burrë as grua. Ata mund të ndodhen në mes të gjinive, ose jashtë kufijve tradicionale të njërës gjini.

Gjinia fluide

Identitet gjinor që ndryshon gjatë kohës ose në kohë.

Pa gjini

Një mungesë identifikimi me të gjitha gjinitë

Shprehje gjinore

Shprehja gjinore është mënyra me të cilën individët komunikojnë me gjinitë e tjera dhe të tjerët. Veshja, sjellja, zëri, prerja e flokëve janë disa nga mënyrat me të cilat ne shprehim identitetin tonë seksual. Ashtu siç thashe dhe më përpara gjinitë dhe rolet gjinore janë shumë mirë të përcaktuara nga shoqëria, por nga ana tjetër shprehitë seksuale të dikujt mund të mos përshtaten me këto role. Herë të tjera gjinia e një individi mund të mos reflektojë identitetin e tij ose të saj gjinor. Gjëja më e rëndësishme është që të mos paragjykojmë gjininë e dikujt duke u bazuar në karakteristikat e jashtme dhe duke respektuar identitetin e tyre të preferuar. Një tjetër këshillë e rëndësishme është të mos gabojmë duke menduar që gjinia dhe orientimi seksual janë e njejta gjë.

Gjinia është një spektër dhe si e tillë duhet parë. Reflekto mbi identitetin tënd seksual dhe mënyrat me të cilat përshtatesh apo jo. Jemi të gjithë të ndryshëm, më preferenca të ndryshme, eksperienca, interesa, dëshira të ndryshme. Respekto të gjithë për atë çka janë dhe jo për mënyrën se si ata identifikohen dhe gjithmonë ndiq rregullin e artë ( mos i bëj të tjerëve atë që nuk do të doje të ta bënin ty). Nëse nuk kupton dicka, mos hezito, dhe pyet me respekt./ tabu.al