Letra

Kur obsesioni patriarkal mbi virgjërinë prish konceptin ndaj seksit

+

fvirgnt
Nga Zhaklin Lekatari

Ka shumë pyetje që mund ti bëjmë dikujt përpara se të bejmë seks – nëse psh personi ka bërë ndonjë test, ka ndonjë shqetësim, nëse duan të bëjnë seks, apo çfarë ju pëlqen. Me sa njerez kanë fjetur apo kanë qënë më përpara nuk është njëra prej tyre.
Jo vetem që kjo është një pyetje shumë tendencioze, por është e mbushur gjithashtu me të gjitha paragjykimet me të cilat shoqëria pranon shfaqjen e seksualitetit. Normalisht të gjitha këto rregulla gjykojnë gratë shumë më shumë se burrat. Ai standarti i dyfishtë ku burrat që bëjnë shumë seks janë hamshorë ndërsa gratë janë të përdala. Kjo është llogjika këtu. Personi që pyet do të dijë se si të përcaktojë eksperiencat seksuale duke vendosur kështu vlerën seksuale të partnerit.

Numri nuk është informacion që duhet të të interesojë
Një pyetje me zë të lartë ka nevojë për gjithashtu për një përgjigje me zë të lartë: sepse numri i dikujt është shumë i madh ( për dikë që nuk ka eskperiencë) dhe shumë i vogël ( për dikë që ka shumë eksperiencë). Por nëse e mendojmë mirë, shumë pak ose shumë në krahasim me çka, me cilin parametër ? Secili nga ne ka një numër që vlerëson “normal”, secili nga ne ka një numër të ndryshëm lidhjesh, marrëdhiesh apo eksperiencash. Pra, nuk duhet të pyesim çfarë është normale por, se kush vendos se çfarë është normale.

Fatkeqësisht duket sikur normalja vendoset nga revistat, pyetsorët apo pritshmëritë sociale. Ballafaqimi apo krahasimi i numrave është një mënyrë për të ditur nëse jemi duke u zhvilluar si shoqëria jonë, si të tjerët. Kjo dinamikë, jo e shëndetshme, është prezente kudo në jetën tonë, ne jetën e vërtetë apo nëpër filma. E kush nuk ka parë FRIENDS ose SEX AND THE CITY ? Një numër normal bazohet te mesatarja dhe zakonisht problemi i mesatares është fakti që ajo përjashton ose stigmatizon limitet e të dyjave anëve të spektrumit. Ata që kanë pasur pak partner seksual e ndjejnë veten njëlloj të dënuar si ata që etiketohen sepse kanë pasur shumë të tillë.

Çfarë është virgjëria, gjithsesi ?
Pyetje e drejtëpërdrejtë. Nuk është një surprizë që shumë njerëz miratojë faktin që numri nuk ka rëndësi sepse nuk definon se cili apo kush je. Gjthsesi nëse e mendojmë më mirë, jo vetëm që numri nuk ka rëndësi por dhe pyetja është pa logjikë. Në rradhë të parë që t’i përgjigjemi këaj pyetje duhet të bimë dakort se çfarë është seksi.
Mënyra se si shoqëria definon seksin është e ngushtë dhe heteroseksuale, ose binare ( pra dy gjinore). Seksi zakonisht i referohet marrëdhënies ku ka penetrim ndërmjet penisit dhe vaginës, midis një burri dhe gruaje. Ky definicion është i lidhur ngushtë me një obsesion patriarkal mbi virgjërinë. Himeni nuk është një mjet matës i virgjërisë, sepse virgjëria është një pjellë shoqërore e bazuar në heteroseksualitet dhe tradita fetare që vlerësojnë gruan pak më shumë se sa një pronë dhe një bartese fëmijësh. Këto shprehësi të theksuara emocionale, të vjetra dhe shekullore, mbi seksin dhe vazhdueshmërinë e rracës njerëzore, kanë sjellë idenë që seksi nuk duhet të jetë kenaqësi ( në rradhë të parë),pa harruar dhe zhvlerësimet përkatëse sidomos për aktin seksual që nuk siguron vazhdimësi, oralin apo analin.

Duke pranuar këtë koncept, virgjëria në seksin homoseksual nuk trajtohet si seks i vertëtë. Pra, bazuar në këto teori, individët që janë gay ose që i përkasin komunitetit LGBTQ janë teknikisht të virgjër. Nuk është normale, sepsesi rrjedhojë, nëse ke një akt penetrimi me dikë mund të të shtosh një vizë të lista jote e partnerëve, por nëse performon seks oral, jo, ndonëse të dyja veprimet janë shumë intime. Duke u bazuar te këto, them që numri i saktë i marrëdhënieve që ke pasur nuk është dhe aq i saktë. Edhe nëse e marrim të saktë pyetjen fillestare, me qëllimin e të vlerësurit nivelin e seksualitetit të dikujt, definicioni mbi seksin nuk na lejon që të japim një përgjigje të vërtete rreth seksualitetit të dikujt.

Pra, një person që ka pasur një marrëdhënie të gjatë mund të ketë bërë seks shumë më shumë herë se sa dikush që ka pasur random takime. Pyetja: “sa marrëdhënie ke patur”, jo vetëm që është shumë seksiste, por nga ana tjetër nuk jep ndonjë përgjigje të saktë rreth pyetjes së vërtetë: “ sa eksperiencë ke” ?
Seksi nuk është lojë numrash
Duke u fokusuar në lloje të ndryshme seksi mund të ulim cilësinë e marrëdhënies ose të eksperiencave seksuale që dalin jashtë këtyre parametrave. Eksperiencat më të mira seksuale apo zbulimet më të mëdha, unë personalisht, i kam bërë vetë dhe patur me veten. Duke kthyer seksin në një lojë numrash kthejmë dhe marrëdhënien në një kompeticion, me të fituar dhe të humbur. Numri nuk tregon asgjë rreth partnerit tënd, seksualitetit të tij apo dhe qënies së tij. Duke kërkuar numrin e dikujt, je duke anashkaluar pyetje të rëndësishme: nëse janë të vetëdijësuar seksualisht, nëse janë komunikues dhe të respektueshëm me partnerin apo sa konfort janë në përmbushjen e dëshirave të tua.
Seksi nuk ka të bëjë me sasinë, pra pse të mërzitemi duke numëruar ?