Letra

Kureshtja, paranoja dhe ndërlidhja mendje-trup!

+

ssyttt
Nga Zhaklin Lekatari
Ky post do të flasë për paranojat, një pjesë e të cilave na pengojnë që të kemi një jetë të mirë seksuale, ose të kemi një jetë të mirë.Unë mendoj që këto janë ndjenja normale njerezore. Merrni shënim.
Turpi
Turpi është diçka e çuditshme. Disa herë ulet si vello mbi çdo gjë që bën, ndërsa herë të tjera është më selektiv duke qënë prezent vetëm në disa situata. Turpi mund të marrë forma të ndryshme dhe ka një natyre misterioze. Turpi mund të të bëjë që të belbëzosh e të thuash budallallëqe ose te jesh i përmbajtur dhe i ftohtë kur në të vërtetë nuk je.
Të jesh objekt seksual
Njerëzit zakonisht identifikojnë thënien “objekt seksual” me një grua ose me gjininë femërore por nuk është gjithmonë kështu. Është e vështirë të imagjinosh që dikush që nga pamja ka notën 10 nuk ka dhe të njëjtën notë në jetë, por jo gjithmonë është kështu. Vajzat por dhe djemtë e bukur mund të ndihen dhe të vetmuar sepse miqt janë shpesh xheloz për shkak të vëmëndjes që nota 10 merr. Anëtarët e seksit tjetër ndërkohë të duan vetëm për pamjen fizike dhe të vështrojnë apo sillen çuditshëm. Vështirë ta besosh por dhe njerëzit e bukur vuajnë dhe shpesh herë martohet që ta ndjejnë veten më të mbrojtur. Ke parasysh kur sheh ato çiftet kur njëri është shumë i bukur dhe tjetri e kundërta ? Ky është ai rast.
Cili është gabimi në foto ?
Ndërkohë anëtarët e grupit të përbërë nga njerëz jo të bukur kanë problemin e kundërt, sidomos kur raportohen me dikë më të bukur se ta. Shpesh herë ata nuk përgjigjen pozitivisht por mendojnë se si është e mundur që një gjë e tillë të ju ndodh atyre. Në këto raste ndërkohë që 10 kërkon romancë, 4 përmbush pasiguritë dhe komplekset e veta. Ki parasysh qe njerezit e tjerë mund të shohin gjëra të mrekullueshme të cilat as ti vetë nuk i sheh.
Jepi një shans miqesisë
Në shoqërinë tonë i mësojmë fëmijët që të vegjël që i vetmi drejtim që mund të ketë marrëdhënia burrë grua është ai romantik. Si rrjedhojë , djemtë dhe vajzat i afrohen njëri tjetrit si partner seksual më shumë se sa si miq. Miqësitë platonike midis burrit dhe gruas janë diçka e mrekullueshme por që shpesh herë vihen në rrezik sidomos nëse njëra nga palët ka tërheqje seksuale dhe tjetra jo. Kjo është arsyeja kryesore se pse shoqeritë midis dy sekseve janë të vështira: menazhimi i gjithë situatës nëse ndjenja e një pale ndryshon. Të dish që një shok do më shumë se sa miqësi mund të jetë e sikletshme. Ndërkohë që nëse pala e dashuruar ka kohën e duhur që të përpunojë informatën, miqësia mund të zhvillohet dhe të vazhdojë për vitet në vijim.Nga ana tjetër pala që ndihet e pushtuar nga dashuria duhet të kuptojë që marrëdhëniet platonike zgjasin ndonjëherë më shumë se sa ato seksuale, ndërkohë që miqësitë zgjasin për gjithë jetën. Një tjetër faktor që shkatarron miqësinë burrë grua është dhe xhelozia e partnerit përkatës.
Të bësh seks kur ke nevojë për mbështetje
Disa herë njerëzit nuk e kuptojnë që kane thjeshtë nevojë për pak mbështetje. Ta kërkosh të bën të ndihesh akoma më të dobët dhe vulnerabël kështu që shpesh herë bëjmë seks ndërkohë që ajo që duam është pak përkedhelje, butësi apo ndjenjë. Ndonjëherë tjetër nuk arrijmë të krijojmë ndasi midis dëshirës për seks dhe dëshirës për pak përkedhelje, por nëse njeh veten mund ta bisedosh më partnerin që të japësh senjale më të sakta.
Të dashuruar por jo të sinkronizuar
Gjëja më e trishtë në botë është kur njërëzit kanë shumë dashuri për njëri tjetrin por nuk arrijnë të kuptohen. Zakonisht në këto raste njëra palë do të stabilizohet ndërkohë që tjetra nuk është ende gati. Mungesa e sinkronizimit mund të çojë deri në ndarje ose në mungesë pjekurie apo ndjeshmërie dhe për vitet e ardshshme. Në këto raste edhe nëse nuk do të kthehësh mbrapa ka gjithmonë në zemrën tënde një vend për atë partner.
Ndarja
Ndarja është një nga ato gjëra që mund të mbushë faqet e një libri. Ky është një fenomen që mund të lerë dhe zemrën më të fortë, shakull. Ndarja nuk është gjithmonë e shoqëruar më zënka dhe të shara. Ndonjehërë i kalon dhe momentet e fundit bashke dhe vuan edhe nëse TI je pala që ka kërkuar ndarjen. Rruga drejt lirisë është gjithmonë e dhimbshme por e nevojshme.
Të falësh veten
Të gjithë ne jetë kemi bërë ndonjë budallallëk por kur kjo gjë rezulton me humbje te shoqërisë apo dashurisë është e dhimbshme. Gjëja më e mirë që mund të bësh në këtë situatë është të kuptosh se pse e dreqose, si mund të rekuperosh dhe si të vazhdosh me jetën tënde. Nëse ti vuan nga një gjuhë shumë e gjatë atëherë gjëja më e mirë që mund të bësh është padyshim autokritika dhe inicimi i një sjellje më të mirë dhe respektueshme me koleget, miqte, shokët, familjarët.
Të fantazosh për dashurinë
Ndonjëherë kur kalojmë periudha negative dhe ndihemi pak të vetmuar, mendojmë që zgjidhja më e mirë është gjetja e një partneri ose e dikujt për t’u dashur. Dashuria është një mënyrë shumë e mirë për të ndar ndjenja, ajo sjell shumë gëzim. Dashuria të lejon të gëzosh dhe merakosesh dhe për dikë tjetër përpos vetvetes dhe të bën të kuptosh që dikush tjetër beson në ty dhe kur ti nuk e bën. Por përpos gjithëkëtyre përfitimeve, dashuria nuk të largon frikat dhe pasiguritë kështu që organizo lëmshin tënd, jetën tënde sepse vetëm ti mund të luftosh me demonët e tu !

Tabu.al