FastFood/Skuqja në të njëjtin vaj është rrezik serioz për mëlçinë dhe zorrët, mësojeni pse
Kush mund t’u rezistojë patateve të skuqura? Askush. Mirëpo, kjo kënaqësi mund të shkaktojë disa probleme për s...
Të hash pa u shëndoshur, të shmangësh ca dhembje apo çarçafët të ndërrohen vetë?! Meqenëse Babagjyshit mund t’i kërkohet gjithçka, së fundmi kanë filluar t’i shkruajnë edhe vajzat e rritura, disa prej dëshirave të së cilave janë edhe ato që përmendëm më sipër…
Është vërtetë mëkat që njerëzit, kur rriten, nuk i shkruajnë më Babagjyshit të Vitit të Ri. Nuk ka rëndësi nëse i beson ose jo, ky është diskutim tjetër, do të shërbejë të paktën për t’u larguar nga lajmet e shëmtuara që shohim e dëgjojmë përditë!
Është mëkat sepse renditja e dëshirave do të ishte ushtrim i mirë për këdo, në mënyrë që të kuptonte se çfarë dëshiron vërtetë.
Nga ana tjetër, të gjithë fëmijët, herët a vonë, janë përballur me faktin se Babagjyshi ishte vetëm një shpikje e prindërve të tyre për t’i ushqyer me magjinë e festave…me kohën duke u rritur, edhe ata bënë paqe me shkatërrimin e këtij miti!
Megjithatë, shumë prej tyre, edhe pse e kanë mësuar të vërtetën, vazhdojnë të bëjnë sikur besojnë! Do të ishte bukur, edhe për të rriturit, që të gënjenim veten për pak orë, të besonim se dëshirat tona do të mund të realizoheshin nga një figurë imagjinare.
Ja pse sugjerojmë që edhe të rriturit t’i shkruajnë Babagjyshit, madje kemi bërë gati edhe një listë idesh për vajzat…
1. Të mos kem më nevojë të depilohem
2. Të mos kem flokë të çrregullt e të dëmtuar
3. Mos të mi lërë mesazhet pa përgjigje
4. Të kem një metabolizëm të jashtëzakonshëm që të tresë gjithçka
5. Mos të nervozohem, stresohem dhe të më bezdisë gjithçka
6. Stop skesizmit!
7. Apartamenti im duhet të pastrohet vetë!
8. Jepu fund pritjeve të gjata
9. Grimi duhet të pastrohet me magji
10. Meritoj një burrë që meriton të quhet i tillë
11. Bëj të mundur që të më vij mëngjesi në shtrat, të paktën për një vit!
12. Dua një kartë krediti pa limit shpenzimesh
Nga Living
Kush mund t’u rezistojë patateve të skuqura? Askush. Mirëpo, kjo kënaqësi mund të shkaktojë disa probleme për s...
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...