Letra

Letër «Ti që përpiqesh të jesh e fortë, të mos dorëzohesh, të qeshësh, të jetosh, mos harro bebi yt ka nevojë për ty»

+

bond between a mother and a child

Nuk do mund ta dëgjoni nga mjekë gjinekolog apo pediatër. Nuk do të mund ta mësoni në libra apo ta dëgjoni në klasa mësimi për shtatzaninë. Madje as miqtë tuaj më të besueshëm nuk do mund ta shpjegonin ashtu siç është në të vërtetë. JO.. nuk jam këtu për të folur për dashurinë. Ka të bëje më tepër me rëndësinë.

Mireserdhe e dashur në botën e NËNËS , ku nje qenie 50 centimetra , e cila nuk mund të mbajë dot as qafën e tij ka nevojë për ty. Ti me barkun e sapo prerë. Ti që ende nuk di si të mbash një foshnje në mënyrë të përsosur, ta ushqesh me gji siç duhet, ta ndërrosh apo edhe ta vendosësh në gjumë menjëherë; foshnja jote ka nevojë për ty.

Ti e dashur, ti me dëshirën e madhe për të mësuar, me rrathët e errëta poshtë syve, me flokët e kapura rrëmujë. Ti, ti që admiron perfeksionin e fytyrës së tij teksa fle, ti që ke frikë nga mungesa e lirisë tënde, ti që qan pa zë teksa ai fle. Bebi yt ka nevojë për ty. Ti së bashku me të gjitha dhimbjet që ke kaluar, ti që mezi vendos të shkosh në tualet nga frika për të mos e lënë vetëm asnjë minutë, ti që zgjohesh mbi 1000 herë gjatë natës per t’i dëgjuar frymëmarrjen. Bebi yt ka nevojë për ty . Ti që nuk e di si e ke kaluar natën e djeshme, javën qe kaloi, muajin e kaluar, vitin që akoma se beson sesi iku. Ti që përpiqesh të jesh e fortë, të mos dorëzohesh, të fotografosh, të qeshësh, të jetosh, të mbash mend. Bebi yt ka nevojë për ty . Ka nevojë të jesh aty duke qarë, duke buzëqeshur, duke e ushqyer, duke e larë, duke u kujdesur për të! Çdo ditë e më shumë ai do të bëjë gjëra të reja për të cilat ka nevojë që ti të jesh aty me të. Vetë buzeqeshja ka nevojë për ty, përqafimi, shikimet sy më sy.

“ Mami të dua “ – ka nevojë për ty. “ Mami më shiko mua “ – ka nevojë për ty. Dashuria ka nevojë për ty, hapat e tij të parë gjithashtu. Që nga momenti që mbani fëmijën në prehër, i ndjeni aromën, frymëmarrjen e tij teksa prek lekurën tuaj, ju nuk do të ndaheni kurrë prej tij. “ Mami jam këtu “ – ka nevojë për ty . Dhe ti ke nevojë për të ♥️./BURIMI "PËR NËNAT"