Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Erdha tek ju doktor në një moment kur mora lajmin më të mirë, atë lajm që e prisja prej shumë vitesh. Brenda meje po rritej një jetë, po rritej një bebe, ajo bebe që aq shumë e doja. Po kush e kishte menduar se do të shkonte ashtu? Nuk e kisha menduar asnjëherë se pas asaj analize bota dhe ëndrrat e mia do të shuheshin, të paktën ashtu mendoja se po ndodhte. E ardhmja ishte e errët për mua dhe nuk mund të pranoja kurrësesi se brenda meje po rritej një fëmijë, por që ai do të ishte një fëmijë me sindromën down.
Të them të drejtën mendimi i parë që më erdhi në momentin që më komunikuat rezultatin, ishte aborti! Nuk mund të sillja në jetë një fëmijë “jo normal”, nuk mendoja se kisha brenda vetes time një forcë aq të madhe sa të luftoja çdo ditë kundër saj, për ta bërë fëmijën të mos rritej ndryshe nga të tjerët edhe pse në pamjen e jashtme ashtu ishte!
E dini se cfarë jeni ju doktor? Një hero! Për mua jeni një hero, dhe e dini përse? Sepse më lëxuat mendimet e mia që në atë moment, dhe duke qënë kështu më sfiduat! Sfiduat mendimet e mia derisa edhe unë e pranova të ndodhte kështu! Ju nuk përdorët shumë fjalë, zemra e nënës nuk ka nevojë të bindet me shumë fjalë, e madje edhe para një realiteti të tillë. Pasi ju pyeta si ishte fëmija im edhe pse me sindromën down, mu përgjigjët “është perfekt”! E madje këtë më thatë edhe pasi e linda, ju ishit gjithmonë i vetmi që ma thoshit këtë, por ajo është vërtet perfekte! Është aq e bukur!
Ju më dhatë kurajo në një moment kur të gjithë më thoshin se jeta jonë do të ndryshonte. Ka ndryshuar vërtet, por ajo që më lumturon është se vajza ime ka prekur zemrat e të gjithë personave që takon, ata duket se e duan shumë, ndoshta edhe në sytë e tyre ajo është perfekte! Ajo na ka hapur sytë për të parë bukurinë e dashurisë së personave të zemrës, na ka bërë ta duam shumë!
Unë sot dua që të jap forcë për nënat, në të njëjtën mënyrë si edhe ju më dhatë forcë mua. Që ato të shikojnë barkun e tyre dhe të mendojnë gjithmonë se ai apo ajo është një fëmijë me sindromën down, por sidoqoft edhte thjeshtë perfekte.
Burimi: pernenat
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...