Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
''I dashur fëmija im,
Të lutem të dish se kurrë nuk do të kërkoj që të rrish me mua përgjithmonë. Puna, përgjegjësia dhe nderi im në këtë jetë është pikërisht të rris ty mirë dhe të bëj njeri të aftë për ta përballuar jetën vetëm. Të bëhesh dikush që mund të ndërmarrë aventura të mëdha, të bjerë në dashuri e të bëjë botën një vend më të mirë. Por nëse është e mundur, dua të kërkoj diçka të vogël “A mund të kesh gjithmonë pak nevojë për mua”?
Tani për tani, unë jam heroi yt. Kur sheh ëndrra të këqija, vij unë për të qetësuar dhe për të vënë prapë në gjumë. Kur nuk dëshiron të futesh në ujë në kursin e notit, shtrëngohesh pas trupit tim dhe gjen siguri tek unë. Madje njëherë më kërkove mua të ndaloja shiun. Në sytë e tu jam e pamposhtur dhe ti më shikon mua si zgjidhjen e çdo problemi.
Me kalimin e kohës, pak nga pak, është detyra ime të mësoj ty si t’i zgjidhësh vetë problemet. Megjithëse është e frikshme dhe për mua dhe për ty, sa herë që tenton të zgjidhësh vetë diçka dhe gjithnjë e më shumë zbehet nevoja që ke për mua. Shumë shpejt, pa kuptuar, do të behësh heroi i vetes dhe s’do të jem më unë heroinë për ty. Por nëse mundesh, të lutem më thuaj se do më lejosh të ndërhyj dhe unë ndonjëherë. Më lejo të vë kokën tënde mbi kraharorin tim dhe të “të shpëtoj” qoftë edhe më nje tas supë kur je sëmurë.
Tani për tani, unë jam ekspertja jote. Unë e di saktësisht sa batanije të duhen kur fle, unë e di sa ta përshpejtoj një video të programit tënd të preferuar, cila është gota e preferuar dhe gjithçka tjetër. Qëllimi dhe gëzimi i ditëve të mia është të gjej se çfarë të pëlqen më shumë dhe të kënaqem sesa mirë i njoh shijet e tua. Me kalimin e kohës, pak nga pak, është detyra ime të ndihmoj të kesh vetëdijen tënde. Të mësoj të besosh tek vetja dhe intuita jote, të jesh e zonja/ i zoti i vetes dhe të dish se çfarë të bën të lumtur. Shumë shpejt, pa kuptuar, do të bëhesh heroi i vetes dhe s’do të jem më unë heroinë për ty.
Por nëse mundesh, a premton se do të më telefonosh ndonjëherë për të më marrë mendim? Do të përpiqem t’i kursej këshillat që ty nuk të pëlqejnë. Tani për tani, unë jam dashuria jote e vërtetë. Trishtimi yt kur unë dal nga shtëpia është i dukshëm. Me kalimin e kohës, pak nga pak, është detyra ime të ndihmoj të duash veten, në mënyrë që të mund të bësh një ditë të lumtur dikë tjetër.
Para se ta kuptojmë, do të jetë dikush tjetër dashuria e vërtetë për të cilën ke nevojë, jo unë.
Por nëse mundesh, a do më premtosh që do e kujtosh gjithmonë që unë kam qenë e para që të kam dashur? Kurrë nuk do të përpiqem të jem më e rëndësishme se personi që do të zgjedhësh, apo të ndërhyj për të zënë një vend që s’më takon. Por dua të dish se pavarësisht nëse ky person do të thyejë zemrën apo do jetë me ty përgjithmonë, dashuria ime do të jetë e përjetshme, nuk do të venitet kurrë.
E vërteta, fëmija im i dashur është se të jesh nënë është shumë e vështirë. Është e vështirë të dish se fëmija ka nevojë gjithë kohën për ty. Shqetësohem shumë më tepër se ç’mund ta mendosh. Madje ka ditë që jam shumë e lodhur. Por të di se ti ke nevojë për mua është gëzimi më i madh i jetës sime. Dhe të shikoj ty duke u rritur dita ditës është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë.''/Burimi ''Për nënat"
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...