Letra

Lufta me mbipeshën e Ina Jasharit: Si e bëra peshoren mike

+

insjahs

Përgjatë jetës time kam kaluar probleme nga më të ndryshmet si çdo njeri në këtë botë, por një ndër më qëndrorët ka qenë ai i luftës ndaj mbipeshës. Që e vogël kam vuajtur nga kilogramët e tepërt. Më kujtohet që shkoja në shkollë në moshën rreth tetë a nëntë vjeçare e shikoja fëmijët që konsumonin patatina dhe të ëmbla si çokollatat. Fillova të ndjehesha ndryshe nga pjesa më e madhe bashkëmoshatarëve të mi. Kjo sepse vështroja tek fëmijët e tjerë, hanin ato që unë dëshiroja e nuk shëndosheshin si unë. Ndërkohë që prindërit e mi njëkohësisht më kishin vënë në dietën time të parë. Një shqetësim tërësisht i kuptueshëm nga ana e tyre e bazuar mbi dëmin që pesha e tepërt mund të më shkaktonte në të ardhmen.

Pavarësisht qëllimeve të mira, kjo dietë nuk ishte e duhura për mua. Në fëmijërinë time përdorimi i internetit apo ndërgjegjësimi mbi kulturën e të ushqyerit shëndetshëm nuk ishte si sot. Qarkullonin dieta të standartizuara nga miku në mik me anë të fototokopjeve. Regjime të cilat duke i parë me syrin e sotëm do t’i cilësoja si të shpejta. Në to shpesh herë kategori të tëra ushqimore si karboidratet qoftë në formën e drithërave apo të frutave kufizoheshin. Duke ngulitur si pasojë në kokën time dhe shumë të afërmve e të njohurve të mi,në të cilët këto fotokopje kalonin dorë më dorë që frutat e drithërat janë ato që të shëndoshin.

30421901 365500273968968 1299702961 n

Si pa e kuptuar me një regjim dy javor në moshë të njomë, humba në ciklin e dietave strikte e që më shkaktonin uri të tmerrshme. Por uria ishte dhimbja më e vogël, pasi në të njëjtën kohë ndjehesha e lodhur dhe nevrike. E më pas më rastin e parë që do të më jepej të haja një ushqim të “ndaluar”, nuk e kontrolloja dot veten. Mund të konsumoja çfarë të më dilte përpara, duke shtuar jo vetëm kilogramët e humbur, por edhe më shumë. Kjo lloj praktike e të ushqyerit, bëri që ushqimi të kthehej në një element të mireqënienies time shpirtërore e mendore, po ashtu siç pritej të ishte edhe i asaj fizike. Privimi ndikoi që t’a shikoja ushqimin si mikun më të mirë në momente të vështira dhe si armik pasi vuaja pasojat e të ushqyerit keq e pa kontroll. Pasoja të cilat vërtet filluan të më demtonin trupin e mendjen, kur hidhesha nga një ekstrem në tjetrin. Brenda pak muajve mund të humbisja një duzinë kilesh e t’i shtoja përsëri sa hap e mbyll syte. Çdo vit këtë gjë bëja, duke menduar me veten se këtë rradhe do ia dal. Duke kerkuar dietën tjetër të shpejtë apo pilulën magjike. Peshorja u bë armikja ime, sepse kishte regjistruar vetëm dështime. Dhe kur flas për dështime përfshij edhe humbjet e shpeshta në peshë. I vija vetes qëllime aspak realiste. Me to thjesht humbisja peshë për pak kohë e kurrë nuk e përmbaja veten në periudha afatgjata në mënyrë që të arrija aty ku doja.

Një ditë vendosa të kërkoja ndihmë e të lidhesha me një specialiste në fushën e të ushqyerit . Më erdhi në mendje një klinikë, në të cilën vite më parë me kursimet e mia vendosa të bëja analizën e intolerancës ushqimore. Me tërhoqi ideja që të dija se si trupi im reagonte ndaj elementeve të ndryshëm në dietën time. Pasi mora rezultatet u njoha për herë të pare me nutricionisten. Ajo me dha disa të dhëna mbi veten të cilat nuk dija se mund t’i kërkoja më parë. Përveç analizës mbaj mend që realizuam edhe një test mbi tipin e metabolizmit që kisha. E sot duke refletuar mbi gabimet e mia nuk çuditem që ishte i llojit të fjetur.

Fatkeqësisht kur u drejtova për herë të parë në këtë klinikë isha ende e zhytur thellë në ciklin vicioz të kufizimeve drastike e humbjes së kontrollit . Thjesht rrefuzoja t’a merrja shtruar e të vija në rrugën e duhur me hapa të vegjël. Për këtë arsye kur vendoja t’a thyeja këtë këtë cikël, u drejtova për herë të dytë në të njejtën klinikë. Aty mora një regjim ushqimor të personalizuar me anë të analizës së intolerancës ushqimore dhe u vendos që të mbahesha në vëzhgim dy herë në muaj. Fillimisht kur nisa të ushqehesha në këtë formë isha skeptike tek vetja, por e vendosur dhe plot shpresë. Këto dy të fundit i kisha dhe më parë, megjithatë kuptova se pa durim e pa dashuri për veten nuk vlejnë aspak. Tani e ndjej për herë të parë se kam hyrë në rrugën e duhur, sepse kam rreth gjashtë muaj që ndjek një regjim ushqimor pa u kthyer në zakonet e mia të mëparshme. Periudha më e gjatë që kam ruajtur një sjellje të shëndetshme ndaj ushqimit. Çka më ka hapur vërtet sytë mbi rëndësinë që një plan ushqimor i përsonalizuar mbi nevojat e trupit dhe ndjekja nga një ekspert i fushës mund të ketë mbi ju. Për këtë arsye do atë çka kam mësuar gjatë kësaj eksperience do t’a ndaj me anë të disa çështjeve orientuese e këshilluese:

1. Kontrolli i vazhueshëm nga nutricionisti mund të jetë shumë motivues.
Shpesh herë mendoj se nëse nuk të kisha dikë që të rikujtonte mbi qëllimin tim çdo dy jave në fillimi të rrugëtimit tim, me shumë mundësi do të abuzoja me ushqimin duke u rikthyer në gabimet e mia të vjetra. Sot shkoj më rrallë në klinikë, pasi tashmë kjo mënyrë e të ushqyerit më është bërë pjesë e rutinës e nuk mendoj të bëj ndryshe.

2. Dhimbjet e urisë nuk janë rruga drejt shëndetit të mirë dhe rënies në peshë.
Me regjimin e personalizuar me anë të intolerancave ushqimore e kam larguar nga mendja që duhet të vuaj nga uria që të bie në peshë. Kam marrë po ashtu udhëzime që vaktet t’i ha të plota e aq sa e ndjej të nevojshme që në momentin që momentin e parë që mora planin tim dietik. Qëllimi u vendos në ndryshimin e stilit të jetesës, në rënien e shëndetshme të peshës e arritjen e një gjendjeve shëndetsore optimale. Edhe pse u friksova në fillim kur mesova se sa mund të haja, i besova nutricionistes time dhe u çudita më pas me rezultatet. Për rreth 6 muaj kam rënë 26 kilogram, duke mos e torturuar veten në a mund të ha 100 gram më shumë fileto pule në vaktin e drekës. Kjo më bëri të kuptoja që çelësi ndodhet në cilësinë e ushqimit që ha.

30180592 365500050635657 1137920707 n

3. Në dollapet tuaja të kuzhinës mund të keni “ super ushqime” dhe nuk e dini.
Më parë lexoja shumë artikuj mbi “super ushqime” të ndryshme, shumë prej të cilave nuk ua shqiptoja dot as emrin. Mund të hasja shkrime ku ndonjë lloj boronice të promovohej si një eliksir me fuqi fantastike mbi shumë probleme shëndetsore, përfshirë këtu dhe mbipeshën. E më pas mendoja me veten që kisha nevojë ta provoja atë boronicën magjike, me shpresën që do t’i jepte zgjidhje problemit tim. Mirëpo më planin tim aktual ushqimor nuk ka ushqime të hiperbolizuara mbi vetitë e tyre, por ato çka trupi im kërkon e që mund t’i blesh pa problem në tregun apo supermark-etin që ke pranë shtëpisë. Kam mësuar të heq nga mendja se ato që duhet të ha për t’u ndjerë në formën time optimale janë të ato të cilat reklamohen si çudibërëse. Une jam ndjerë shume mire e jam dobësuar duke konsumuar oriz të bardhë, i cili përfshihej tek ushqimet që mund të konsumoja lirisht sipas rezultateve të testit të intolerancës ushqimore.

3. Mos mbani paragjykime mbi grupe të caktuara ushqimore.
Këtë e them nisur nga e shkuara ime ku kisha tendencen të demonizoja karboidratet. Aq sa ia kisha vënë vetes vath në vesh që nuk duhet të ha shume fruta e dritherat mundësisht mos t’i konsumoja fare. Por rënia e sukseshme në peshë gjatë muajve të fundit më vertëtoi se sa gabim e kisha. Kam ngrene fruta lirisht gjatë 4 muajve të parë të regjimit. Po ashtu edhe orizin siç e kam përmendur në çështjen paraardhëse nuk e kam ndarë nga vaktet e mia. Madje ishte ndër të preferuarit e mi.

4. Shikojeni ushqimin si mjekim.
Me këtë sigurisht nuk dua të them që duke ngrënë mirë do të hiqni qafe mjekime të domosdoshme për ju. E për këtë flas edhe nga eksperienca personale, pasi vetë më duhet të marr pa ndërprerje mjekim për tiroiden. Kjo pasi vuaj nga një gjendje autoimune, ku trupi im prodhon antitrupa, të cilat e njohin gjendrën tiroide si të huaj dhe e godasin vazhdmimisht për t’a dëmtuar. Për këto të fundit nuk ka ende nje kurë, por mund të menaxhohen deri diku edhe me anë të stilit të jetesës. Diçka që e kam dëshmuar edhe vetë, pasi duke ngrënë shëndetshëm edhe parametrat në analizat e mia janë përmirësuar. Dhe përveç këtyre të fundit, përmirësimi i gjendjes shëndetsore më është refletuar edhe në tipare fizike. Lekura ime me tendence akneike është stabilizuar mjaft e sa më shumë kohe kalon aq më i dukshmëm bëhet ky efekt pozitiv.
Me pak fjalë ushqimin mund ta shikoni si një mjekim mbështetës krahas atyre çka u duhet me domosdo të merrni. Edhe pse shumë mund t’a cilesojnë këtë këshillë bazuar mbi eksperiencën time personale si një anekdotë e jo fakt, përsëri do ju thoja që nuk do të zhgënjeheshit po ta konsideronit ushqimin si një aleat të shëndetit të mirë.

Së fundmi nuk do lija pa shtuar e ripërmendur të tregoni durim e dashuri ndaj vetes. Shumë madje do të argumentonin se kjo duhet të jetë çështja e parë në çdo shkrim që ndan e inkurajon ndryshime pozitive përsa i përket stilit të jetesës. Megjithatë unë kam një arsye që më shtyu që sllogane si “ duaje veten” t’i lija për mbylljen e artikullit tim. Ndjej se fraza të tilla marrin një vlerë tjetër kur lidhen me një eksperiencë njerëzore. Mund të them me gojën plot tashmë se ndryshimi më i madh për mua nuk nisi nga pasqyra, por nga brenda vetes me mendjen e ndjenjat.

Ina Jashari ka treguar per Living hitorine e saj