Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nëse takat janë ose jo në të mirë të punës kjo nuk është sqaruar plotësisht por, sipas një sondazhi të realizuar nga studioja ligjore ‘Slater dhe Gordon’ me 2 mijë pjesëmarrës, ato vetë kanë pohuar se këpucët me taka i përdorin më shumë sepse duan të duken më të bukura në sy të shefave. Takat i bëjnë të duken më tërheqëse dhe një në pesë punonjëse ka pohuar se tërheq vëmendje te kolegët meshkujt në rast se vesh taka. 28% e grave ka pranuar se përmirësimi i pamjes është në të mirë të kompanisë.
Nga ana tjetër, meshkujt kanë pranuar se veshjet e tyre nuk tërheqin asnjëherë vëmendjen dhe rrallë bëhen komente mbi to.
“Po, më ka ndodhur edhe mua dhe kur situata u bë e padurueshme dhashë dorëheqjen” –tregon Marina. Pas diplomimit, kishte gjetur menjëherë punë dhe shefi i kishte vënë në dispozicion një zyrë ku punonte e vetme. Meqenëse në zyrë nuk vinte askush, vishej si të ndihej rehat, thuajse përherë me xhinse dhe këmishë dhe nuk lyhej fare.
“Në fillim shefi kalonte për të më dhënë ndonjë udhëzim apo për të printuar ndonjë dokument por më pas vizitat e tij filluan të bëhen më të shepshta. Ai burrë mund të ishte edhe im atë për nga mosha, prandaj edhe kur nisi të më ftonte për një aperitiv, pas pune, e konsiderova vetëm si një gjest xhentil mirëpo, më pas, nisi të më pyes nëse jam e fejuar e pyetje të tjera si këto. Pas kësaj nuk dola më kur më ftonte duke i thënë se nuk kisha kohë. Pas kësaj sjelljeje filloi të më pyeste se pse nuk vishja asnjëherë funde apo fustane. Bëra sikur nuk kuptova gjë dhe vazhdova të vishem si më parë por shefi sa vinte e bëhej më i pa edukuar. Pamja ime u bë më e rëndësishme se sa puna. Një ditë më tha hapur se duhet të ndryshoja mënyrën e të veshurit dhe të grimohesha. Atë ditë vendosa të lija punën pa i dhënë asnjë shpjegim! Edhe sot, disa vite më vonë, ndihem shumë mirë për vendimin që morra.” –përfundon Marina.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...