Letra

Masturbimi është 100% natyral, normal dhe i shëndetshëm

+

bebebdda
Nga Zhaklin Lekatari
Ka shumë mënyra për të përshkruar aktin e masturbimit, por pamvarësisht se si e thërret, masturbimi është 100% natyral, normal dhe i shëndetshëm.
Nuk ka mënyrë të drejtë apo të gabuar rreth këtij proçesi fantastik; e mira ndryshon nga individi në individ. Mund të prekësh vetën në vënde të ndryshme të trupit tënd, si pjesa e brëndshme e kofshës, gjoksi, pjesët intime, qafa etj. Teknikat e masturbimit varen nga trupi yt dhe preferencat, kështu dhe masturbimi do të ndryshojë nga individi në individ por dhe nga seksi biologjik i gjithsecilit. Të njohësh trupin tënd është një hapje ndaj ndjesive të reja dhe të pa eksploruara më parë.

Sa duhet të zgjasë masturbimi ?
Varet nga ty! Loja dhe paraloja mund të zgjasin nga një minutë deri sa të lodhet dora. Zakonisht proçesi i masturbimit mbaron me orgazëm, por jo gjithmonë përjetojmë të tillë kështu që nëse nuk ndodh nuk duhet ta forcojmë. Mëso se çfarë të pëlqen dhe shijo proçesin.

Çfarë më duhet ?
Pjesa më e bukur është fakti që e vetmja gjë që të duhet je ti. Për të filluar të njohësh trupin është mirë të fillosh vetëm më dorën tënde. Prekja e trupit të bën të kuptosh shumë shpejt se çfarë ndjen në pjesë specifike të trupit duke e njohur më mirë atë. Nëse nuk je akoma shumë konfortabël për të qënë shumë intim me veten mund të masturbohesh me rroba. Mos harro që ky është një aktivitet që i dedikohet totalisht kenaqësisë tënde personale, kështu që qëndro aty ku e ndjen veten mirë dhe të pëlqen.
Mjedisi është çelësi i një sesioni të suksesshëm masturbimi. Fik dritat, vendos pak muzikë ose shih pak porno. MOS HARRO, çfarë sheh në filma porno nuk është e vërtetë. Porno përfaqëson fantazinë dhe ata janë aktorë apo performues. Mund dhe të masturbohesh me një partner, kjo mund të jetë një mënyrë më e mirë për të njohur veten dhe njëri- tjetrin ( partnerin p.sh). Pak lubrifikant gjatë masturbimit ose seksit padyshim që do të shtojë kënaqësinë dhe kur të behesh më ekspert mund të shtosh vibratorë, dildo, ose lodrat që dëshiron.
Mos harro, masturbimi ka të bëjë me vetëkënaqësinë, njohjen e trupit dhe zbulimin e orgazmës. Të gjitha këto janë info dhe gjëra që mund të bësh me partnerin në mënyrë që të përmirësosh jetën seksuale, por nga ana tjetër janë dhe provë që nuk ke nevojë për partner për të pasur kënaqësi personale.

Benefitet ?
Masturbimi nuk ka efekte negative në mëndje dhe trup. Edhe nëse e bën shpesh. Ndërkohë benefitet e mastrubimit janë të pafundme, duke përfshirë një gjumë më të mirë, disponim më të mirë, kënaqësi dhe zero mundësi për sëmundje seksualisht të trasmetueshme. Ka shumë mite rreth masturbimit por asnëri prej tyre nuk është i vërtetë, nuk do qërrohesh, nuk do të bien flokët, nuk do të rritën qime në dorë, ose çfarëdolloj historie tjetër që ke dëgjuar./tabu.al