Letra

Mbi penisin, lodrat, dhimbjet dhe kënaqësitë

+

zzjaksuper

Nga Zhaklina Lekatari

Postimet e ardhshme i dedikohen më shumë lexueseve të gjinisë femërore, ndonëse unë nuk përjashtoj asnjëherë gjininë e kundërt. Tematika është: djemtë apo burrat dhe lodrat e tyre dhe marrëdhënia dashuri-urrejtje që kanë me veglën e tyre.
Si grua gjëja e parë që do kuptosh rreth penisit është fakti që pjesa më e madhe e burrave e marrin atë shuuumë seriozisht. Por ka disa arsye për këtë:

• Penisi është lodra e vetme e fëmijërisë me të cilën burrat vazhdojnë të luajnë gjithë jetën. Është lodra e vetmë që zotërojnë dhe që i bën të ndihen mirë, lodra që ndryshon formë dhe përmasa sipas ndjesive. Ka lodër tjetër të ngjashme me këtë ?
• Gjëja e parë që bën një burrë sapo çohet në mëngjes dhe gjëja e fundit që bën para se të flejë është të prekë penisin dhe testikujt . Është një ritual burrash në formë vetëkonfirmimi që nuk ka të bëjë me stimuj seksual apo vetë stimulim.
• Një burrë mesatar urinon 5 deri 7 herë në ditë. Çdo herë ai ndjek një ritual specific, që nga mënyra se si e nxjerr jashtë dhe deri të lojërat imagjinare me urinën, gjë që ne gratë padyshim nuk bëjmë.
• Ka një tjetër çështje që ka të bëjë më tualetin dhe me anën vizuale . Të gjithë burrat shohin çfarë del jashtë trupit të tyre ndërkohë që urinojnë , ndërkohë që ne gratë nuk ulim kokën për të parë se çfarë del nga trupi ynë dhe kontakti i vetëm që kemi me sekrecionet tona është gjatë kohës së mestruacioneve por dhe këto fillojnë mbas pubertetit. Midis ereksionit, rregullimit, urinimit duket sikur burrat kanë një eksperiencë shumë më të afërt me organin e tyre gjenital, shumë më shumë se ne gratë. Ndoshta kjo është arsyeja se pse shpesh quajmë dikë “ kar “ .
• Pastaj ne gratë nuk e dimë se çfarë do të thotë dhimbje në testikuj. Personalisht krahasoj dhimbjen në testikuj me dhimbjen e të pasurit mestruacione çdo muaj, një dashuri urrejtje me sistemin riprodhues. Gjithsesi burimi i dhimbjes mund të jetë një brryl, një e përkulur gabim kur kë pantallona të ngushta ose dhe hekuri i biçikletës. Në fakt nuk e kuptoj pse gratë kanë biçikleta në formë V-jë kur në fakt janë burrat që kanë nevojë për një të tillë.
• Pastaj kemi ereksionin e mëngjesit, i papritur dhe i pakërkuar. Ky llloj ereksioni godet herët në mëngjes duke mos lejuar zbrasjen e veshkës dhe duke krijuar probleme logjistike për ata që ndajnë shtëpinë me pjesëtarë të tjerë të familjes dhe ju duhet te të kalojnë korridorin. Ereksioni i papritur mund të jetë eksitues por dhe i dhimbshëm për viktimën e preferuar, atë adoleshëntin e eksituar, më pak problem për një burrë që i ka kaluar të tridhjetat, dhe një ngjarje e shoqëruar me një pshërëtirë lehtësimi dhe një moment falenderimi kur vitet kalojnë tutje.
• Shoqëria na mëson që kënaqësia seksuale midis një burri dhe një gruajë varet nga aftësia e burrit për të pasur një ereskion të gjatë. Në fakt po ta mendosh nga ana e burrave është një këndvshtrim shumë kërkues. Kjo me sa duket i vë burrat në presion shumë të madh duke i bërë akoma më shumë të fokusuar ndaj penisit të tyre dhe duke krijuar stress tek të dyja palët.

• Kur jeta është e mbushur me dëshpërim, e vetmja gjë mbi të cilën një burrë mund të mbështete është penisi i tij, përveçse kur situata është aq e dëshpëruar, sa në këtë rast një raki apo një këte do ishte më mirë. Duke i lënë mënjanë këto gjëra, mendoj që për një grua është shumë e rëndësishmë të kuptojë rolin e penisit në konceptin e burrisë. Mund të duket qesharake por është e rëndësishme.

Living