Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Rachael Bland nuk do ta kishte marrë kurrë me mend që një telefonatë e thjeshtë, në një pasdite të ngrohtë prilli, do të ndryshonte kryekëput jetën e saj. Ndërkohë që kundronte me dashuri dhe admirim djalin e saj 2-vjeçar Freddie, në anën tjetër të receptorit dëgjoi një zë, zërin e atyre të vërtetave të frikshme që do të donim të mos i mësonim kurrë. ‘’Më vjen keq, por gjërat nuk po shkojnë mirë. Sëmundja juaj është e pashërueshme’’.
Vetëm dy muaj më parë, Living do t’ju njihte me historinë e gazetares 40-vjeçare të BBC-së, e cila pasi u diagnostikua me kancer të gjirit vendosi t’i lërë pas të birit, një libër me kujtimet më të bukura me tyre. Për më tepër lexoni «Të lutem mos më harro», dedikimi i ndjerë i gazetares së njohur për të birin 2 vjeç pak para vdekjes.
‘’Nuk doja që im bir të më harronte. Në këtë moment më lindi ideja të shkruaja një libër me të gjithë kujtimet e mia. Dua që të zbërthejë personalitetin, të më njohë nëpërmjet rrjeshtave. Dua që ai të dijë se mund të bëhet çfarëdo të dëshirojë në jetë. Nuk do të jem aty për të, por dashuria ime nuk do i mungojë kurrë.’’, - do të shprehej Rachael në momentin që bëri publike historinë e saj për ''The Sun".
Mirëpo luftës së Racahel i ka ardhur fundi, e për fat të keq pjesën e pambyllur të librit do të duhet ta shkruajë Freedie bashkë me të atin. Në një postim në Tweeter, ky i fundit ka ndarë lajmin e ndarjes nga jeta të gazetares që emocionoi të gjithë.
“E bukura, e guximshja Rachael u nda nga jeta paqësisht këtë mëngjes, e rrethuar nga njerëzit më të afërt. Jemi zemërthyer, por e di që ajo do donte të falenderoja të gjithë njerëzit që u interesuan dhe i dërguan mesazhe suportuese. Nuk e keni idenë sa të rëndësishme ishin për të. Steve dhe Freddie”, përfundon ai./Burimi ''THE SUN"
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...