Letra

Mos më qani hallin pse i bëj gjërat vetëm! Jam shumë mirë…

+

vajzvet
Përpara disa ditësh, po ju tregoja disa të njohurve projektin e një udhëtimi që kisha menduar kur, një vajzë, pasi tha se donte të shkonte në Lion, shtoi: Duhet të gjej dike më të cillin të shkoj, s’kam ndërmend të udhëtoj vetëm. Askush nuk do të donte!
Po atë ditë drekova me një mikeshën time. Në restorant pamë një të afërmen e saj që po ushqehej vetëm dhe shoqja ime tha: Të shkojmë ta përshëndesim meqë është vetëm, duket gjë shumë e trishtuar!
Këto pohime më ngacmuan disa mendime, gjë kjo që më kishte ndodhur edhe më parë.
Përse është ende e papranueshme nëse vendosim të bëjmë diçka vetëm. Përse nuk duan njerëzit t’i bëjnë gjërat vetëm?!
E di mirë se ku i kanë rrënjët këto bindje; ne jemi qenie sociale. Megjithatë, më bezdis ideja se të bësh diçka vetëm konsiderohet ende e çuditshme.

o TRAVEL ALONE facebook

Është e dukshme që ekzistojnë norma sociale për të cilat thuhet se një drekë apo një film nuk mund të shihet vetëm…Gjëja më bezdisëse është domosdoshmëria që ‘duhet’ të jemi me të tjerët gjatë çfarëdolloj aktiviteti.
Kaq absurd është për ju të pranoni se mund të shijoni një darkë krejt vetëm, në shoqërinë tuaj?!
Përgjatë ditëve tona nuk bëjmë asgjë tjetër përveçse zbatojmë skema të vendosura nga të tjerët. A nuk keni nevojë, pas kësaj, të qëndroni pak me veten?
Provojeni…mund të jetë më mirë se takimet e përditshme që lini pasdite me të tjerët. Të kalosh pak kohë duke dëgjuar vetëm mendjen tënde është gjëja më e mirë për shpirtin.

Living/ Përshtatur nga HuffpostUSA