Letra

Një libër i personalizuar për Lirin, në Shën Valentin

+

libririirpersona
Pamela, nga Tirana, vendosi që për Shën Valentin, bashkëshortit të saj, Lirit, t’i dhuronte një libër me titull “33 arsyet pse të dua”.

“Unë dhe bashkëshorti im, Liri, nuk para bëjmë dhurata në data përvjetorësh apo në raste festash, siç mund të ndodhë në përgjithësi mes çiftesh, sepse për ne dashuria duhet të jetohet dhe kujtohet jo me kalendar, por me momente spontane e ide origjinale. Dhuratat tona ndër vite nuk kanë vlera të larta monetare, përkundrazi janë ekonomike. Sepse ato duhet të na përfaqësojnë neve, duhet të na bëjnë të qeshim, duhet të kenë të paktën diçka të per- sonalizuar, ose të punuar nga dora jonë. Çdo dhuratë është një histori, një moment që do na shoqërojë gjithë jetën. Por në 14 shkurt të vitit 2012, unë vendosa të bëj një përjashtim dhe t’i bëj njeriut të zemrës dhuratën e parë të Shën Valentinit në lidh- jen tonë dhjetëvjeçare. Vendosa ta thyej rregullin kalendarik të dhuratave për dy arsye: e para, sepse e dija që Liri do të befasohej dhe e dyta, që ishte dhe arsyeja e vërtetë e dhuratës, kam lexuar dikur në një libër për një traditë të vjetër angleze, sipas së cilës të dashuruarit i bënin njëri-tjetrit për dhuratë ditën e Shën Valentinit një lule dhe një libër. Lulja personifikonte freskinë e dashurisë, libri përjetësinë e saj. Prandaj vendosa të bëj këtë “libër” me humor e të personali- zuar në çdo gërmë e karikaturë, me 33 arsyet “Pse Të Dua Ty”. 33 sepse kjo përkonte me ditëlindjen e 33-të të Lirit atë vit”.