Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Nga Zhaklin Lekatari
“Fillojmë me fjalën vaginë. Vaginë. Duket si një infeksion në pikën kulmore të tij. Ose ndoshta një pajisje mjeksore. ‘ Shpejt infermiere, më sill vaginën.’ Vaginën. Vaginën. Nuk ka rëndësi sa herë e thua fjalën, nuk do të tingëllojë kurrë si një fjalë që duhet thënë” Eve Ensler, Monologjet e Vaginës
Ka shumë arsye se pse gratë kanë pasiguri rreth organeve të tyre gjenitale dhe kjo shprehje tregon një prej tyre: vagina është një fjalë e çuditshme. Askush nuk do ta thotë. Pra kur askush nuk do ta thotë si fjalë, askush nuk do të flasë për të. Mungesa e bisedave të shendetshme ama i lë gratë të dizinformuara. Në fakt, jo shumë njerëz e dinë që ajo që thërrasim vaginë emrin e vërtetë e ka vulva. Sot, jam këtu për t’ju dhënë kurajo që të merrni një pasqyrë që të shihni vulvën tuaj.
Gjate bisedave me shokë e shoqe kam kuptuar që vajzat apo gratë kanë një raport jo fort të mirë me gjenitalet e tyre, duke menduar që janë të shëmtuara apo gabim apo kush e di çfarë tjetër. Në të kundërt miqtë të gjinisë mashkullore, e kanë organin e tyre si shok, i vendosin emra si: Jeffrey, Genci, Irkenci, Goni, Aleksandër etj, dhe mund ta përshkruajnë me detaje të gjithë pjesët e tij. Historia ka pjesën e saj të fajit, sidomos koha viktoriane që diktoi që gruaja nuk duhej të shihej si objekt seksual dhe që gjenitalet e tyre duhet të ngeleshin private. Nnga ana tjetër në ditë e sotme është pornografia ajo që ndikon që vajzat dhe gratë te krijojnë imazhe të gabuar për trupin dhe gjenitalet e tyre. Është sikur të mërzitemi se nuk i ngjajmë të gjitha Angelina Jolie. Gratë duhet të fillojnë të shohin këtë pjesë të trupit siç shohin dhe të tjerat, duke qënë konfidente dhe duke celebruar gjithmone vetën dhe trupin e tyre.
Ne vajza dhe gra, gjatë jetës kalojmë në shumë ndryshime hormonale, si puberteti, shtatzania, apo menopauza. Është e rëndësishme që të kuptojmë se si funksionon trupi ynë “normalisht” në mënyrë që të kuptojmë nëse kemi ndonjë problem shëndetësor i cili i kapur në momentin e duhur mund të rezultojë dhe më pak i rrezikshëm.
Të njohësh më mirë vetën dhe vulvën tënde duke kaluar nga statusi “ i njohur” në “miq” do të të rrisë vetëbesimin dhe funksionet seksuale. Njihe trupin tënd dhe vlerësoje unikalitetin e tij .
Ki parasysh që dukja e vulvës ndryshon nga personi në person dhe nuk ka një standart normal përsa i përket gjenitaleve të gruas. Mëso nga foto dhe informacionet që sapo kam shpërndarë, merr një pasyqrë dhe thuaj “ç’kemi” vulvës tënde. Nëse ke ndonjë problem, irritim, siklet, kruajtje, njolla apo elementë të tjerë dyshues atëherë mos ngurro, por shko te gjinekologu. Sa e njeh vulvën tënde ? Më trego me komente këtu poshtë./ tabu.al
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...