As syzet as celulari nuk pastrohen me bluzë, ka disa mënyra të tjera praktike
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...
Në pasarelat e modës apo në spotet e ndryshme publicitare të produkteve kozmetike shohim vazhdimisht femra të bukura dhe të reja që duken sikur kanë dalë një botë përrallash. Dhe kjo na bën të besojmë se bukuria ashtu siç çdo gjë tjetër ka një ''datë skandence'', por ky nuk është rasti i i Yazemeenah Rossi-t. Francezja 61-vjeçare po shakton një “tërmet” në botën e modelingut dhe në rrjetet sociale për shkak të bukurisë dhe pamjes së saj të re. E lindur në Korsikë në vitin 1955, mama e dy fëmijëve dhe dy nipërve, ajo ka arritur të ruajë pamjen e saj tërheqëse dhe të bëhet një shembull për të gjitha femrat që duan të plaken me të njëjtin fizik dhe të njëjtin shëndet. Ajo merret prej më shumë se një dekade me modeling. Pasi u transferua në New York në vitet ’90 francezja u bë imazhi i disa firmave ndërkombëtare si Hermes apo YSL. Së fundmi është bërë imazh i shumë fushatave për veshje të brendshme dhe kostume banje. Sekreti i bukurisë dhe rinisë është dhe një dietë e ekuilibruar, sport dhe dush me ujë të ftohtë çdo ftohtë. Në një intervistë për ''The Sun'', gjyshja bukuroshe pohoi se nuk kishte bërë kurrfarë kirurgjie plastike, madje mbante flokët e palyer pasi i pëlqenin thinjat e saj natyralë. Nuk i pëlqejnë dietat, por të ushqyerit e shëndetshëm. Në regjimin e saj ushqimor përfshihen shumë ujë, avokado, peshk, ushqime të papërpunuara dhe nuk ha kurrë ushqime të ngrira e fast-food. Merret me yoga prej 30 vjetësh, çfarë e ka ndihmuar të vendos një balancë shpirtërore e fizike. Pas kalimit në menopauzë, trupi i saj filloi të ndryshonte dhe të humbte vitalitetin e dikurshëm, për këtë arsye aktiviteteve të saj iu shtuan vrapi dhe ecja e përditshme. Aktualisht ka më shumë se 130 mijë ndjekës në Instagram ku përveç se admirohet për fizikun e saj përpiqet të theksojë rëndësinë e zakoneve të shëndetshme në rutinën e përditshme. Për më tepër ndiqni fotogalerinë e mëposhtme.
Living/Burimi ''The Sun''
{gallery}fotogaleri2016/modele61{/gallery}
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...