Letra

Për ata që nuk ta lëpijnë

+

11662621 illustration of a girl and boy with ice cream Stock Vector eating ice cartoon
Nga Zhaklin Lekatari

Prej kohësh doja të shkruaja për këtë argument, të një rëndësie të veçantë, që u intereson shumë prej nesh e mbi të cilin ka shumë heshtje mediatike: ata që nuk lëpijnë, vulvën apo vaginën.
T’ia nisin nga e para: kjo kategori përbëhet nga ekzemplarë, meshkuj, heteroseksualë, që kanë më shumë dëshirë të hanë një sufllaqe, sesa të praktikojnë një cunnilingus ( seks oral) të denjë.

Normalisht ekzistojnë disa nënkategori të tilla:

Intoleranti: praktikisht çeliaku i seksit oral, ai që nuk e lëpin, sepse i vjen për të vjellë, gastriti, dhimbje barku, marrje mendsh e kështu me radhë. Në këto raste nuk mundet as të ankohesh, sepse nuk e ka ai fajin. Seksi është i përbërë nga zhurma, erëra, aroma, shije, kimi. Mendo të kundërtën. Ndoshta nuk i pëlqen era jote, më se normale dhe e drejtë. Atëherë, duhet patjetër të gjesh dikë që pëlqen erën tënde. Deti është plot me peshq.

Qimofobi: dhe nga termi ( i shpikur nga unë) kuptohet që ky urren ndjenjën e qimes në gojë, është një torturë e madhe. Qimofobikut duhet t’ia tregosh pas një depilimi me dyllë tek Ilda, të pastër, të lëmuar, si byça e një bebi. Kini kujdes dhe me rritjen, d.m.th tregojini atij që qimet po rriten dhe takimi i ardhshëm me estetisten është i afërt.

Sentimentali: është ai që lëpin vetëm kur mendon që ti je gruaja e jetës së tij, që mund t’i bësh darkën e që mund t’i bësh disa fëmijë. Zakonisht, praktika fillon në një fazë të dytë, kur ka ndjenja, kur marrëdhënia ka rëndësi. Duket pak si ajo historia e seksit anal me vajzat. Kështu që, qëndroni të qeta, nuk është se nuk i pëlqen të lëpijë të shenjtën vulvë, thjesht nuk ka interes për ju.

Minimalisti : është ai që e bën ndonjëherë. E bën për pak kohë, nuk e bën mirë, dhe shpesh pret që t’ia kthesh favorin duke parë gjestin kurajoz që e bëri atë të fillojë aventurat në intimitetin tënd.

Interesaxhiu: ai që nuk e dashuron apo pëlqen praktikën e seksit oral, por e kupton që është një trend i kërkuar, sidomos nëpër filma porno. Kështu që rri aty, poshtë teje, për një minutazh shumë të shkurtër me gjuhën gatitu.

I padyshuari: më i keqi nga të gjithë. Ajo që nuk e pret, një zot i seksit oral, që të puth veshin, syrin, krahun dhe ti ndërkohë i lutesh universit që të vazhdojë kështu. Pastaj arbitri fishkëllen dhe ai ulet në stol. Hyn në lojë vetëm për të bërë gol.
Ata që nuk lëpijnë: nuk e mendojmë asnjëherë, por ekzistojnë. Janë rreth nesh, janë si ne, nuk kanë një logo që i dallon. Ata fshihen mes turmës dhe të zhgënjejnë në mënyrë të njëpasnjëshme. Të gjithë këta kanë një emërues të përbashkët, nuk lëpijnë, por duan të jenë të lëpirë.

Ndërkohë që askush nuk ankohet se dushi i fundit është bërë në mëngjes, që është bërë urina 8 herë, që mund të ketë një fole zogjsh aty poshtë dhe që kjo fellatio ( seksi oral te një djalë apo burrë) nuk është një udhëtim arome Chanel 5. Pse ndodh e gjithë kjo ? Sepse janë burra.

Po, cila është pika kryesore e gjithë kësaj? Po, po, sepse, për faj të kategorive të listuara, shumë gra nuk kanë përjetuar ndonjëherë kënaqësinë e seksit oral, gëzimin revolucionar, kënaqësine e lirimit.

Kemi frikë se mos nuk jemi në rregull. Kemi frikë se mos nuk mbajmë erë trëndafili midis kofshëve. Kemi frikë nga shija jonë. Kemi frikë nga humbja e kontrollit të trupit tonë. Të gjitha këto shkrihen në një: jo, mua nuk më pëlqen dhe aq shumë. Nuk të pëlqen? Je e sigurt? Ndoshta partnerët që ke pasur nuk kanë ditur të performojnë mirë? Ndoshta nuk kanë ditur, apo kanë pasur frikë të të bësh të ndihesh gruaja e vetme në botë për dhjetë minuta?! Eh, po. Ekziston dhe kjo kategori.

Si përfundim, nuk është që unë jam një amazonë që pretendon orgazmën, seks oral apo adhurim seksual, por më shumë shkruaj dhe më shumë mendoj që në këto raste ndiej apo ndihet mungesa e pranimit të trupit tim/tënd. Për të lëshuar veten. Për t’u zhveshur, për të braktisur kode dhe rregulla. Sepse seksi duhet dhe për këtë.
Ndjesia për t’u gërshetuar në mënyrat më intime, duke u pëlqyer në mënyrën më natyrale: me aroma, erëra, disponim, rritje qimesh dhe imperfeksione të tjera. Ndjesia për t’u gërshetuar me të vërtetën./ Tabu.al