Letra

Përpara se të largohej nga jeta, Ann Marie lë 20 porosi për 4 fëmijët e saj

+

article 2331960 1A08FE2A000005DC 865 634x374

Nëna e katër fëmijëve, Ann Marie James Thomas para se të ndahej nga jeta, pasi ishte diagnostikuar me kancer shkruajti një letër me 20 këshilla për një jetë të mirw. Ann Marie James Thomas është përshkruar si një grua e pathyeshme, me qëndrim pozitiv ndaj jetës, pavarësisht se u largua nga kjo botë në moshën 44-vjeçare. Bashkëshorti i saj Geraint, gjeti listën dhe e ndau me publikun:

1. ÇDO GJË QË JU BËNI, AJO DO TË KTHEHET TEK JU.
2. SHKRUAJ FATIN TËND. MOS I LEJO TË TJERËT TA BËJNË KËTË PËR TY.
3. ASKUSH NUK DO TË KETË PUSHTET MBI JU, NËSE JU NUK I LEJONI ATO.
4. KUR NJERËZIT JU TREGOJNË SE KUSH JENI, U BESONI PËR HERË TË PARË.
5. SHQETËSIMI ËSHTË HUMBJE KOHE. ËSHTË MË MIRË T’I PËRDORNI ENERGJITË PËR TË BËRË DIÇKA NË LIDHJE ME ATË QË JU SHQETËSON.
6. AJO QË NE BESOJMË, ËSHTË MË E FUQISHME SE AJO QË ËNDËRROJMË
7. NËSE DIKUSH QË JU VLERËSON, JU THOTË “FALEMINDERIT”, KJO ËSHTË E MJAFTUESHME.
8. LUMTURIA QË JU MENDONI ËSHTË NË PROPORCION TË DREJTPËRDREJTË ME DASHURINË QË JEPNI.
9. DËSHTIMI ËSHTË NJË SHTYLLË DREJTUESE, QË JU KTHEN NË NJË DREJTIM TË RI.
10. NËSE JU BËNI NJË ZGJEDHJE QË ËSHTË NË KUNDËRSHTIM ME ATË QË TË GJITHË MENDOJNË SE DO TË ISHTE E DREJTË, BOTA NUK SHKATËRROHET VETËM PËR SHKAK TË KËSAJ.
11. BESONI NË INSTIKTE. INTUITA NUK GËNJEN.
12. MËSONI TË DASHURONI VETEN DHE MË PAS DHURONI DASHURI TEK TË TJERËT.
13. PUNA KËRKON PASION.
14. DASHURIA NUK LËNDON. AJO ËSHTË NJË NDJENJË E MADHE.
15. ÇDO DITË ËSHTË NJË SHANS PËR NJË FILLIM TË RI.
16. DYSHIMET NUK DO TË THONË “JO”. NËSE KENI DYSHIME, MOS NXITONI, MENDONI MIRË.
17. KUR JU NUK E DINI ÇFARË TË BËNI, VETËM JINI TË DURUESHËM DHE PRISNI NË HESHTJE. PËRGJIGJA DO TË VIJË.
18. ASGJË E KEQE NUK ZGJAT PËRGJITHMONË.
19. DHE KJO DO TË KALOJË.
20. JINI GJITHMONË TË VËRTETË ME VETEN TUAJ.

Burimi: Psikologjia