A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
‘’Nuk kam dashur kurrë ta gënjej dhe t’i ushqej shpresa të rreme. Ajo nuk e meritonte të gjithë këtë, prandaj doja që të ishte në dijeni të gjithçkaje. Sigurisht që nuk është e lehtë t'i thuash një 8-vjeçareje që mamaja jote nuk do të jetë më, që nuk do të shëtisni bashkë, që nuk do të vijë në mbledhjet e prindërve në shkollë apo nuk do të jetë aty për të të shtrënguar dorën kur të diplomohedh, mirëpo nuk mund t'ia bëja këtë vajzës sime. Zgjodha të isha e vërtetë me të dhe të shijonim çdo moment bashkë’’, -këto janë disa prej fjalëve të fundit që Vicky Fenn do të ndante në rrjete sociale, para se të larohej nga kjo jetë. Historia e dhimbshme e 38-vjeçares britanike nga Benfleet do të pushtonte shtypin anglez dhe jo vetëm, sidomos pas publikimit të një fotoje në faqen e saj mbështetëse në Facebook, ku duket 8-vjeçarja Roxy teksa i jep mamasë puthjen e fundit.
Gjithçka nisi në korrikun e 2016-ës, një vit pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, kur Vicky vuri re praninë e një gunge të çuditshme në gjoksin e majtë. Gruaja e re mendoi se bëhej fjalë për diçka të zakonshme dhe nuk i kushtoi rëndësi ditët e para, por kur gunga nuk po zhdukej, iu drejtua mjekut onkolog. Pasi bëri mamografi zbuloi se kishte kancer gjiri dhe fatkeqësisht shpresat për të ishin të pakta, pasi sëmundja ishte diagnostikuar në fazë terminale. Për Vickyn dhe familjen e saj, posaçërisht vajzën 8-vjeçare Roxy, e cila ka qenë gjithmonë në dijeni gjithçkaje kjo betejë ka qenë e vështirë, por nuk mundën ta fitonin. Megjithatë momenti i fotografimit të puthjes e përqafimit të fundit ishte gjëja e vetme që donte Vicky para se të mbyllte sytë. Një fotografi që do të mbetet gjatë në kujtesë dhe do të zërë vend në baulen e saj të kujtimeve. ‘’Kam thurur dy batanija me grep për fëmijën e saj të parë. I kam blerë dhurata për datëlindje, pusulla urimi, kam përgatitur gjithçka për diplomimin e saj. Dua që ajo ta dijë që do të jem gjithmonë pranë saj’’, do të shprehej pak ditë para se të mbyllte sytë, Vicky. Tashmë vajza 8-vjeçare do të jenë në kujdestarinë e hallës./Burimi ''METRO.CO.UK"
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...