Letra

Pse tradhtojnë gratë?

+

tradhdh
Nga Zhaklin Lekatari

Ndërkohë që ndër shekuj në sektorin tradhti, numri i burrave ka qënë suprem, disa studime të viteve të fundit, kanë treguar që gratë janë duke rekuperuar me shpejtësi. Është shumë interesante fakti, që sipas studimeve, gratë gënjejnë më lehtë dhe zbulohen më me vështirësi. Duket sikur gratë janë më të zonja në ruatjen e sekreteve. O ndoshta burrat nuk kanë vëmendje që të dallojnë shenjat e tradhtisë ?

Disa arsye që gratë kanë dhënë për tradhtinë janë:
Miratim emocional: gratë shpesh ankohen se janë të nënvlerësuar, sidomos nga partnerët e tyre dhe drejtohen diku tjetër për të marrë vëmendjen që ju mungon në shtëpi.
Për të rritur vetëbesimin: të kesh një marrëdhënie klandestine është një mënyrë për të siguruar veten që je ende dëshirueshëm, sidomos nëse ajo ndjen që partneri ka më pak interes kundrejt saj.
Për të barazuar: sikurse burrat dhe gratë mund të kenë marrëdhënie jashtëmartesorë nëse kanë zbuluar ndonjë tradhti të partnerit.
Vetmia: Disa gra presin që partneri i tyre të kuptojë të gjitha nevojat që ato kanë duke neglizhuar ndoshta angazhime të tjera (profesinale dhe familjare). Kur një grua e tillë sheh që partneri nuk plotëson pritshmëritë që ka, atëherë ajo kërkon një tjetër vend për të plotësar nevojat e saj.
Po kërkon vëmendje: në marrëdhëniet afatgjata ka një tendencë ndaj vetëkënaqësisë dhe për këtë arsye harrojmë ti tregojmë dashurinë partnerit. Disa gra thonë që nuk ndihen të kuptuara ose dëgjuara, duke filluar kështu marrëdhënie me palë të tjera, situata që i çojnë dhe në territore të rrezikshme.
Sipas Dr. David Holmes, psikolog në Manchester Metropolitan University, gratë më shumë se kurrë kanë marrëdhënie jashtëmartesore. Ai thotë që diferenca e vetme me burrat është fakti që ato e fshehin më mirë. Nëse studiojmë të dhënat për baballarët, shohim që midis 8 dhe 15% e fëmijëve, janë të ngjizur nga burrat të tjerë, të cilët nuk janë baballarët biologjikë.
Pra, pse nga asgjëja gratë na dolën tradhtare ? Në botën e sotme dhe gruaja,më në fund, punon jashtë shtëpisë, është në kontakt me më shumë njerëz, është e pavarur ekonomikisht. Në botën e sotme mënyra se si trajtojmë seksin po ndryshon, dhe vetë teknologjia dhe celularët tanë e bëjnë më të lehtë kontaktin me të tjerë. Më ketë artikull nuk dua të kryqëzoj gratë apo burrat, mendoj që tradhtia nuk varet nga gjinia të cilës i përket, por nga shumë faktorë të tjerë që rrethojnë dhe ndikojnë te individi.
Kur vjen puna të tradhtia, problemi më i madh që të dyja palët ankojnë është padyshim problematika në marrëdhënien që kanë. Ndoshta mungon diçka, ose ndihen të vetmuar duke gjetur dikë tjetër që sipas tyre i vlerëson më shumë se sa partneri. Nëse mendon që marrëdhënies tënde i mungon diçka, mos u dorëzo por përballoje. Shko këshillohu, flit me partnerin para se të marrësh apo zgjedhësh rrugën e tradhtisë. Njëherë që e mërr atë drejtim e ke të vështirë kthimin mbrapa. Duaje dhe respekto veten dhe partnerin. LOVE