Letra

Rrëfimi i Jane Park: “U bëra milionere vetëm 17 vjeç por paratë më shkatërruan jetën”

+

vajzallootari
Shumë njerëz do të konsideronin me fat nëse fiton llotarinë, në cilëndo etapë të jetës qofsh. Ajo e ka provuar dhe nuk mendon fare kështu. Jane Park, tashmë 21 vjeç, ishte vetëm 17 kur fitoi llotarinë prej mijëra eurosh që nuk ishte në gjendje t’i menaxhonte. I nisi shpenzimet me një çantë Louis Vuiton e më pas me një Range Rover. Nisi ndërhyrjet kirurgjikale deri në atë masë sa mjekët hoqën dorë duke mos e marrë më përsipër.
Ditët i kalonte duke blerë rroba të reja por pas entuziazmit të fillimit nuk po e kënaqte më asgjë. E kalonte kohën vetëm duke pushuar, ndërsa miqtë e saj studionin dhe humbi çdo stimul për jetën.
“Fitorja e atyre parave më shkatërroi jetën. Mendoja se do bëhesha 10 herë më mirë por, në fakt, ndodhi e kundërta. Cdo ditë ëndërroj sikur asgjë mos të kishte ndodhur sepse gjithçka do të kishte qenë më e lehtë pa ato para.”- pohon Jane Park.
Mirëpo tani është pak vonë të kthehet pas, sidomos sa u përket ndryshimeve fizike. Sipas saj, në atë moshë, askush nuk duhet të ketë në dorë shuma të mëdha parash .

Burimi:Huffingtonpost