Letra

Sa shanc ka, të kapim shancin…

+

zzarre
A e ke parasysh lojën me zare?! Diçka e tillë luhet në jetë, vetëm se zaret përzihen nga duar të sprovuara Zotash. E kështu shancet shpalosen vrullshëm para nesh, si një mozaik me mijëra copëza vegimesh të paqartë dhe të pangjyrë. Ndihemi të plogësht ndërsa i shohim të na shpërbëhen para syve…e ndihemi të humbur sepse si kemi njohur, e jo më ti kemi “kapur” apo shfrytëzuar.
Në fakt fjala “shanc” derivon nga fjala në latinisht CADERE, që do të thotë “të biesh”. E ndërsa “bie”, ndërlikohet edhe më shumë procesi e llogaritjes dhe përzgjedhjes, njohjes dhe identifikimit të shancit.

E ashtu gjërat ndërlikohen në jetë, sikur të ishe në “rënie të lirë”. Sepse shancet për të marrë maksimumin ndërsa je duke rënë, janë të kompromentuara në emër të një rregulli abstakt.

Madje edhe mundesitë që na shfaqen në jetë, janë “të maskuara” me parandjenja të çuditshme konfonduese, aq sa duken te lehta dhe “komplet ajrore” si një tollumbac me hidrogjen.

E ndërsa nuk merremi dot me fatin e zareve të hedhur nga duart e sprovuara të Zotave, çfarë duhet të bëjmë NE është të merremi me këto që kemi ndërkohë në dorë (Sepse ndonjëherë të bien zarat, ndonjëherë “punon” me zarat):

– Njohja e probabilitetit për X rrjedhë veprimi
Ne e përdorim probabilitetin subjektiv në jetën tonë për të marrë vendime edhe pse nuk e dimë 100% cilat do të jenë pasojat, por dimë një rrjedhë të supozuar ngjarjesh. E përdorim probabilitetin për të përcaktuar kursin më të mirë të ngjarjeve dhe për të reduktuar mundësitë e dështimeve. Gjthashtu probabiliteti përdoret gjatë parashikimit të motit, në strategjitë e lojës në sporte të ndryshme, në kompanitë e sigurimit apo në plane biznesesh, në lojrat elektronike etj.

– Praktika, si një udhëzuese e mirë
Në fakt praktika na mëson me anë të një rregulli përjashtues të pësimeve që kemi përjetuar. Në këtë mënyrë ne mësojmë të mos bëjmë të njëjtin gabim dy hërë. Duke përmirësuar/ndryshuar sjelljen tonë në kuadër të marrjes së X pasojave të ndryshme më të mira se më parë.

– Planifikimi dhe organizimi
Planifikimi të ndihmon në mbarëvajtjen e përgjithshme dhe të shkurton kohën e kryerjes se X pune. Të kesh gjërat të organizura të duket sikur ke gjithçka në kontroll, e menaxhon më mirë kohen dhe je më produktiv.
Dhe pasi ti kemi përmbushur këto që përmendëm, duhet të sigurohemi që, kur SHANCI të na kaloje pranë, ta njohim dhe ta shfrytëzojmë. Ta njohim shancin, në mijëra shfaqjet e tij konfonduese si dreqi, është një nga sfidat më të mëdha të jetës. Disa njerëz i kalojnë pranë tërë kohës dhe se “kapin” dot, të tjerë “e kapin” edhe pse nuk duan aq shumë “ta kapin”, të tjerë “e kapin” dhe e keqpërdorin, të tjerë thjesht flenë…

MERI DISHNICA