Letra

Seks dhe menstruacione, qysh, pse tek ?

+

sexxdurii
Nga Zhaklin Lekatari
Ka shumë debate, studime dhe pikëpyetje rreth seksit gjatë menstruacioneve. Një pjesë e mirë e vajzave dhe grave,por dhe burrave, mendojnë që është pak “e shpifur “ , ndonëse për mendimin tim nuk ka asgjë për të pasur turp, për të qënë në siklet ose i/e trëmbur. Të zgjedhësh nëse do të kryesh marrëdhënie gjatë menstruacioneve është një vendim shumë personal mbi të cilën nuk duhet paragjykuar. Nëse do ta bësh është ok, nëse nuk do ta bësh është përsëri ok.

Kini parasysh qe nuk ka pasoja apo dëme nëse kryeni marrëdhënie kur jeni me ato dhe as vështirësi shtesë. Ndërkohë gjatë seksit me menstruacione mund dhe të ndjeni më shumë kenaqësi për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit duke mos harruar këtu orgazmën e cila ul dukshëm dhimbjet e PMS-it.

Zakonisht gjatë një marrëdhënie seksuale përballemi me lëngje: spermë, pështymë, lubrifikantë të cilat do të njollosin rrobat apo çarçafët njëlloj si menstruacionet. Nëse doni të evitoni sa më shumë rrëmujë, atëherë mund të vendosni një peshqir në zonën ku do qëndroni. Gjithashtu një pecetë/peshqir të lagur me vetë ose aty pranë është një tjetër lëvizje me mend. Nëse do të kesh marrëdhënie vaginale gjatë kohës kur je me “ato” mund të përdorësh një difragmë, ose kupë menstruale, pra diçka që e lë të lirë kanalin vaginal. Ndërkohë nëse do të performosh seks oral ose seks anal mund të përdorësh një tampon. KUJDES, mos kryej asnjëherë marrëdhënie me tampon. Nuk është e mënçur dhe komode.

Disa vajza ( në të cilat bëj pjesë dhe unë) nuk duan të kryejnë marrëdhënie gjatë kohës që janë me menstruacione, te disa të tjera është partneri ai që nuk do. Ka raste kur dikush nuk e sheh dot gjakun se i pështiroset, ose sepse nuk e pranon funksionin e trupit të gruas sepse ka njohuri arkaike, seksuale dhe të pasakta rreth ciklit. Disa individë preferojnë të bëjnë diçka tjetër, të tjerë nuk ju pëlqen si ndihen, të tjerë kanë besime fetare. Sido që të jetë situata apo zgjedhja jote, mbrojtja, preservativi apo kondomi nuk duhen të mungojnë kurrë
Kini parasysh që gjatë seksit me menstruacione rreziku i sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme është i njëjtë mos them më i lartë, veçanërisht për viruset e gjakut, si hepatiti apo HIV. Pra ndërkohë që seksi i sigurt është gjithmonë i rëndësishëm, në këtë situatë mund të jetë i domosdoshëm, sidomos me partner të rinj ose rastësor edhe për efekt shtatzanie. Mbasi kë përvetësuar të gjitha këto, mos harro të shijosh.