Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Sue Coyne, drejtoresha e një agjencie marketingu, punonte pa u lodhur, duke lënë shpeshherë pas dore familjen dhe veten. “Sëmundja më detyroi të reflektoja për të ndryshuar jetën”.
Në intervistën e dhënë për gazetën “The Telegraph”, Sue Coyne tregon se si në orën gjashtë të mëngjesit merrte avionin për në Edinburg, për të marrë pjesë në mbledhjen e bordit. Pastaj merrte sërish avionin për në Londër, për të bërë një prezantim dhe pas kësaj, i hipte trenit për t’u kthyer në shtëpi, rrugë gjatë së cilës vazhdonte të punonte.
“Kur mbërrija në shtëpi, fëmijët i kishte zënë gjumi. Kisha punësuar një dado me kohë të plotë, e cila më ndihmonte shumë. Gjatë fundjavës, ndihesha gjithnjë e lodhur.
Në prill të vitit 2000, isha në Brighton për një konferencë. Edhe pse nuk ndihesha mirë, asnjëherë nuk gjeja pak kohë për veten. Ndihesha vazhdimisht e lodhur, por gjithsesi vendosa të shkoja te mjeku, e bindur se ishte diçka kalimtare. Mendoja se isha e pathyeshme, por në fakt, në moshën 43-vjeçare u diagnostikova me kancer të gjirit në fazën e dytë: duhej të bëja një mastektomi të pjesshme, kimioterapi dhe radioterapi. Trajtimi duhej të fillonte menjëherë.
Pas operacionit, në shtrat, fillova të reflektoja për jetën. Mendoja me vete: ‘Jeta ime është kaq e paekuilibruar’. Kjo ishte hera e parë që fillova të ndërgjegjësohesha për atë që po më ndodhte. Me këmbënguljen e sime mëje shkova dhe te një mjek holistike, i cili më inkurajoi të shqyrtoja ekuilibrin mes jetës, punës dhe të mendoja më thellë për ndikimin që kish pasur stresi tek unë. Mjeku më pyeti: ‘Çfarë të pëlqen të bësh, Sue’? Kjo pyetje sikur më kthjelloi. Isha përhumbur aq shumë, saqë nuk e dija se çfarë më bënte të ndihesha mirë.
Edhe pse lidhja ndërmjet stresit dhe kancerit nuk është provuar ende, jam e bindur se ai i dha një shtysë situatës që pasoi. Ekspertët besojnë se një mënyrë jetese e paekuilibruar mund të ndikojë negativisht në rimëkëmbjen dhe përshpejtimin e kësaj lloj sëmundjeje. Kam qenë gjithmonë shumë ambicioze dhe kam menduar se lumturia është e lidhur ngushtë me pushtetin, shtëpinë, makinën, etj, pra, me materialet. Por pas saj që po përjetoja, kuptova se këto gjëra nuk të falin lumturi. Kështu, vendosa të ndryshoja rrënjësisht stilin e jetës dhe të punës. U largova nga kompania dhe vendosa të punoja si këshilluese biznesi. Kur e hodha këtë hap, fëmijët më thanë: ‘Mami, u riktheve përsëri te ne’, por tashmë ishte tepër vonë për të shpëtuar martesën: unë dhe im shoq u divorcuam në vitin 2003”.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...