Letra

Të famshmit qylaxhinjë dhe mashtrues të Instagramit

+

genjeshtr

Dy ditë më parë tenistja Simona Halep, kampione bote, pohoi se nuk paguante thuasje asgjë, gjatë pushimeve të saj apo, kur shkonte të ushqehej në restorante. “Kur shkoja në restorante nuk paguaj kurrë”- ka treguar rumunia ndërkohë që pranoi se ishin gjithnjë pronarët ata që paguanin llogarinë. Këtë gjë ata e bënin për kënaqësi, sepse nuk iu kushtonte asgjë, dhe patjetër që krijonin një përshtypje të mirë te kampionja që gjithsesi nuk do ta kishte aspak problem të paguante shumën që kërkohej.
Nga kjo kanë përfituar edhe mikeshat e saj sepse fatura ishte e hequr për të gjitha. Kjo metodë, në një mënyrë a në një tjetër, po praktikohet gjerësisht edhe në Shqipëri. Personazhet e njohur të fushave të ndryshme po reklamojnë biznese duke na bërë të mendojmë se ata vërtetë hanë, pinë, blejnë apo kryejnë një aktivitet aty ku shkruajnë në Instagram. Nuk është kështu!
Këngëtaret apo modelet që duan të na bëjnë të besojmë se ushqehen me çokollata të X marketi, që në orën 9 të mëngjesit, e kanë gabim! Po, nga njëra anë mund t’i shërbejnë pak vetes, duke marrë shpërblimin e biznesit që kanë vendosur të paguajnë por, nga ana tjetër humbasin pëlqyesit e tyre në një kohë shumë të shkurtër. Kur ti e kupton që është gënjeshtër, e gjithë ajo që të reklamohet, e ke shumë të thjeshtë të fshish nga llogaria jote të gjitha personazhet e këtij lloji.
Ky, është standardi i biznesit, a i njerëzve që kanë hyrë në diskutime financiare të një niveli pak më të lartë se brioshi. Sepse ka edhe njerëz më pak të famshëm që bëjnë pakt me biznesin e vogël qoftë edhe për të ngrënë supën e tyre falas! Kompromisi bëhet në varësi të fuqisë tënde ndikuese te fansat! Simona vetëm sa na ngacmoi, për të shpërfaqur realitetin tonë të gënjeshtërt. Asaj vetë as që i shkon ndërmend të shpërndajë fotografinë e restorantit ku është duke drekuar sepse nuk ka nevojë për asgjë në këmbim! Duhet të pranojmë që bota virtuale nuk ka asgjë të vërtetë dhe gjithcka bëhet në funksion të dickaje, por që ATA t’ia arrijnë qëllimit duhet që ju me pare ta hani!
Nga Living