Letra

Të mësosh për miratimin seksual në vitin 2017

+

nnggazhakl

Miratimi për të pasur aktivitet seksual është i thjeshtë- nëse nuk është po është jo. Miratimi ka të bëjë me dëshirën e lirë për të marrë pjesë në çfarëdolloj aspekti të romancës apo seksit. Të marrësh miratim është rruga më e mirë për të ditur nëse dikush do të bëjë seks më ty apo jo. Nëse ka miratim të gjithë pjesëmarrësit janë të lumtur për atë që po ndodh. Kjo do të thotë që nuk ka ndjenjë faji, nxitje, apo shtyse.
Miratimi apo pranimi ka të bëjë me komunikimin dhe nuk është diçka që ndodh vetëm një herë. Duhet të ketë miratim sa herë angazhohesh në marrëdhënie seksuale. Nëse pranon të bësh seks njëherë nuk do të thotë që ke pranuar të bësh seks çdo herë. Të gjithë kemi të drejtën të refuzojmë një aktivitet seksual dhe nëse kemi bërë seks me këtë person disa herë. Askush nuk ka të drejtë të bëj seks me ty pa miratimin tënd, pamvarësisht rrethanave. Është e rëndësishme të respektosh kufijtë e partnerit gjatë marrëdhënies seksuale.

Kur duhet të kërkojë leje apo miratim ?
Gjithmone dhe për çdo gjë. Mund të jetë për aktin seksual apo thejshtë ndonjë pyetje mbi preservativin apo mbi të folurën “dirty”. Miratimi nuk ka të bëjë vetëm me seksin. Në fakt mund të miratojmë për një aktivitet seksual por jo për një tjetër ( seks vaginal dhe jo anal) .
Si ta di nëse partneri pranon ?
Kjo është shumë e thjeshtë, duhet vetëm të pyesësh. Ndoshta të duket e çuditshme të pyesësh partnerin nëse do të bëjë seks, por është e domosdoshme. Asnjë nga gjinitë nuk mban përgjegjësi për fillimin e situatës dhe të dyja palët duhet të komunikojnë, të marrin iniciativë dhe të respektojnë palën tjetër.

Mënyra inteligjente se si të pyesësh partnerin
Të udhëheqësh partnerin në një udhëtim seksual është diçka shumë hot. Kush nuk do të dijë se çfarë do personi tjetër? Komunikimi përmirëson seksin duke siguruar që të gjithë janë në të njëjtën faqe. Erdhi rradha e pyetjeve inteligjente .

Çfarë të ndez ?
Çfarë do që të bëj, çfarë do që të bëj mbas kësaj ?
Të pëlqën kjo ? Je ok me këtë ?
Mudn të ndalem kur të duash. Vetëm më thuaj .
Si ndihesh ? Mendon që mund të provojmë këtë ?
Të pëlqen kshu ?
S’ka nevojë të bëjmë seks, jam mirë dhe kështu.
Ka ndonjë gjë që do të bënte të ishe më mirë ?

Pra idea kryesore është të krijosh një ambient të sigurtë më partnerin tënd. Të dyja palët duhet të dinë që mudn të ndalen në çdo moment dhe të komunikojnë rreth frikave apo kënaqësive. Mund të kënaqesh dhe pa bërë seks. Nuk ka kuptim që të shtysh dikë të bëjë seks nëse ai/ajo ka pasiguri. Respekti qëndron mbi të gjitha, verbal dhe fizik.

Po nëse kam ndërruar mendje dhe nuk dua të bëj seks mbasi kam thënë po ?
Miratimi është labil dhe është shumë normale të ndërrosh mëndje ! Nëse je nervoz duhet ta bisedosh me partnerin se çfare të pëlqen apo çfare nuk të pëlqen të bësh. Nëse parneri yt bën diçka që nuk të pëlqen, DUHET TË TUASH JO. Të pranosh të bësh seks në fillim nuk do të thotë që miraton çdo gjë që ndodh pas. Edhe nëse është diçka që e kë bërë më parë. Ndjenjat dhe situatat ndryshojnë.

Por nëse situate është e çuditshme ?
Nëse njëri nga partnerët fajëson tjetrin
Nëse njëri nga partnerët bëhet me nerva kur dëgjon fjalën “ JO”
Nëse një partner duket jo komod
Nëse një nga partnerët është i paaftë ( intoksikuar, droguar, pa ndjenja, në gjumë)
Nëse partneri ka dhimbje

STOP
Miratimi është pjesa më e rëndësishme e seksit. Pa miratim, akti seksual me dikë tjetër nuk është marrëdhënie seksuale por ngacmim seksual dhe dhunë seksuale. Një individ nuk mund të miratojë nëse:
Është nën influencën e ndonjë droge apo alkoli
Nëse është pa ndjenja
Nëse është i shantazhuar
Nëse ka një moshë më të vogël se 16 ose 18 vjeç
Jo në gjëndje ( fizike apo mendore) për të dhënë përgjigje të qartë

Nëse nuk je i sigurtë, mos e bëj. Nuk ja vlen. Pasojat e një përdhunimi apo ngacmimi seksual zgjasin për një kohë të gjatë. Miratimi është pjesa më e bukur e marrëdhënies seksuale e cila duhet të na bëjë të ndihemi mirë dhe të sigurtë. Pëlqimi apo miratimi është i nevojshëm në çdo nivel të jetës së njeriut, ajo është një e drejtë e patjetërsueshme dhe jo një lluks./tabu.al