Letra

Të zhvishesh lakuriq, mundësitë e fshehura që ende i pengojmë

+

nudneuerrt

Nga Zhaklin Lekatari

Në marrëdhëniet njerëzore ka lloje të ndryshme lakuriqësie. Ndonjëherë, thjesht heqim rrobat dhe zhvishemi lakuriq, fizikisht; ndonjëherë kur heqim rrobat ndodh që zhvishemi dhe emocionalisht. Sido’ që të jetë situata jote, sot do të shkruaj për të dyja llojet e lakuriqësisë apo të zhveshjes.
Për disa njerëz, të zhvishesh para partnerit është e thjeshtë si të pish një gotë ujë, madje, shumë shpesh, disa dërgojnë dhe foto të tyre nëpëmjet celularit. Për disa të tjerë, procesi i zhveshjes mund të sjellë siklet apo turp aq të madh duke i trasformar në arkitektë të situatave të ndryshme ku mund të përfitosh dhe pa u zhveshur para partnerit. Të gjitha këto na bëjnë të kuptojmë se sa pushtet ka lakuriqësia dhe se sa vulnerabël dhe të brishtë jemi ndaj trupave tanë. Kultura jonë është e tillë që nuk na ka lejuar që të kemi statuja apo shatërvanë më trupa të zhveshur ëngjëjsh dhe punime nga Botticelli apo Michelangelo, dhe na turpëron sa herë që i kushtojmë vëmëndje apo rëndësi një trupi të zhveshur. Sipas mendimit tim, është pikërisht kjo qasje e mbyllur që ka sjellë epokën e zhveshjes në internet. Me pak fjalë, tani në botë kemi dy qasje ndaj lakuriqësisë: zhveshje pornografike në internet dhe gjysëm zhveshje sensuale marketingu. Pjesa më e madhe në fakt janë më shumë të tërhequr nga imazhet gjysëm të zhveshura të cilat në fakt e stimulojnë më shumë fantazinë e cila kërkon të dijë se çfarë ka poshtë një bikini, apo mbathje braziliane. Ata që janë shumë aktivë në rrjete sociale e njohin dhe lëvizjen “free the nipple” ose “liro thithkën” sepse në Amerikë nuk je totalisht i zhveshur nëse nuk e ke thithkën jashtë, ndërkohë që në Evropë nuk i japin kaq shumë rëndësi kësaj pjese, ndërsa në Shqipëri çdo gjë është ende tabu' ose nuk është fare.

Nejse! Nëse ti dhe i dashuri yt jeni duke u afruar fizikisht, mund të marrësh në konsideratë se çfarë ka për të të ofruar lakuriqësia. Në rradhë të parë, vërtetësia dhe besimi janë dy elementë që mund të zhvillohen nëse qëndroni të dy bashkë të zhveshur. Për një djalë apo burrë është shumë e rëndësishmë të mësojë si të qëndrojë pranë një gruaje, i zhveshur, duke e ledhatuar lëkurën e saj të ngrohtë, vithet dhe gjoksin e fryrën, pa u ndjerë I detyruar që të performojë.

Nëse mendon që je gati, mund të vendosësh një vend dhe një ditë kur ti dhe partneri yt mund të zhvisheni bashkë. Disa çifte zhveshin njëri-tjetrin, ndërsa disa të tjerë dhe luajnë duke hequr rrobat, ose ka raste kur një partner ka sy të mbyllur ndërkohë që tjetri zhvishet. Të zhvishesh lakuriq është dicka shumë natyrale nëse do të bëni dush bashkë ose do shkoni për zhytje. Disa çifte e bëjnë në dush, disa të tjerë në vaskë, të tjerë gjatë kërcimit, por të gjithë kanë afër një prezervativ në rast se situata ndizet aq sa duhet. Zakonisht njerëzit kanë më shumë lehtësi nëse i tregojnë njëri tjetri pasiguritë në lidhje me trupin e tyre. Pjesa më e madhe e vajzave apo grave nuk merakosen vetëm për masën e gjoksit apo vitheve, por dhe për pamjen e vaginës apo performancën e tyre. Komunikimi me partnerin është gjithmonë karta fituese sepse të bisedosh për frikën tënde të bën të ndihesh me rehat dhe i qetë. Nje tjetër mënyrë se si mund të ndihmojmë një partner që ka frikë nga zhveshja, është që të gjithë procesin ta kryejmë më drita të fikura, me drita me të ulëta, ose të përdorim një bluzë ndërkohë që poshtë jemi të zhveshur.
Ndërkohë që e zhveshura nuk përfshin orgazëm (detyrimisht) , disa çifte janë të interesuar të provojnë diçka të tillë gjatë proçesit të zhveshjes. Planifiko pra, prekje, puthje dhe fërkime sepse shpesh herë orgazma është gjëja e fundit që ndodh nëse ka seks. Megjithatë mund të jetë e këndshme të prekesh apo puthesh mbasi ke bërë seks dhe ke pasur orgazëm, edhe sepse kjo (orgazma) të qeteson në mënyrë të tillë që të lejon ( për një çast) të ndash më dikë një ngrohtësi dhe butësi të veçantë dhe të pa lloj.