Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Teksa vitet kalojnë, dhe ty të shtohen rrudhat e mua energjia, kuptoj se ne ngjajmë shumë. Kuptoj që kam marrë gjërat më të mira nga ti dhe jam shumë e lumtur. Mbushem me krenari për ty, sepse çdo rrudhë jotja është formuar me shumë mund e djersë, me punë pa të drejtë pushimi. Ti nuk e ke pasur kurrë të lehtë, por ia ke dalë, ndonëse i vetëm. Eh, sikur ta dish sa krenare jam për ty babi! Nuk ta kam thënë kurrë, por ama të kam thënë që duhet të pushosh, se ke punuar mjaft, se do të kujdesem për ty gjithmonë… dreqin, nuk mësova të shprehem kurrë!
Do doja të të thoja që do të ta shpërblej një ditë por gjërat s’janë kaq të lehta. E di, do kisha dashur të lindja ndryshe! Është e vështirë, por e kam menduar kaq shpesh. Pastaj, unë kërkoj shumë, t’i kam thënë pak nga mendimet e mia, por m’i merr me shaka fjalët. Nuk mund të të vë faj! Ty të kanë mësuar se një vajzë e mirë nuk të turpëron, nuk del natën vonë, martohet në moshën më të mirë për riprodhim, bën fëmijë dhe kaq. Po unë që s’dua të martohem? As të kem fëmijë? Qe dua të dal, të kaloj mesnatën jashtë, të dëfrehem, të dehem ndonjëherë pse jo, të qesh me mentalitetin e ta sfidoj çdo ditë. E thënë me pak fjalë, të jem e lirë. Apo liria nuk është për vajza, sigurisht! A të thashë që kërkoj shumë, e shikon?
Si t’ia bëj që të më kuptosh? Duhet një bisedë kokë më kokë, por i druhem shikimit tënd! Bëhem e dobët para teje. Nuk më vijnë asnjëherë fjalët e duhura dhe nuk të shoh dot në sy. Ka raste kur deliroj, kur kam disa dëshira të çuditshme dhe them me vete: “Ah, sikur të lindja ndryshe, të ëndërroja të martohesha, të prisja ditë e natë princin e kaltër i cili do të më mbronte, siguronte të ardhura. Me siguri ti do ishe krenar për mua dhe unë do të të kurseja shumë shqetësime. As nuk do të të duhej kaq shumë justifikimi i shkollës se pse vajza s’është fejuar ende. Do doja të mësoja të gatuaja, se si thua ti, një ditë do të shkoj tek burri”.
Parimisht, mendoj se meriton të jesh i lumtur dhe e di se lumturia jote do të të vijë kur të më ‘rehatosh’ mua. Edhe nëse e bëj këtë sakrificë duke shkelur me sa fuqi kam çdo ëndërr timen, a mendon se lumturia jote do e mundë trishtimin tim? Nuk e besoj! Ndjej neveri nga çdo traditë, o ba’! I urrej formalizmat, shprehjen “Pyet burrin, pse na pyet neve?”, faktin qe vajzat i thërrasin ‘mama’ vjehrrës, pajën, këngët me motive çnjerëzore: “M’ka dhan’ baci 12 vjeç, jam e vogël o, s’jam e vogël o’.
E di se ke vuajtur shumë, se stomaku yt ka qenë bosh vetëm që të mbushë timin, por po më kërkon të sakrifikoj shumë ba’, shumë! Dua të vazhdoj të ëndërroj sikur do mundem ta ndryshoj botën, por nëse i nënshtrohem mendësive, nuk do e kem as luksin të shpresoj për diçka më të mirë. E di si mendoj? Se ti nuk e meriton një vajzë si unë, po as unë nuk e meritoj këtë shoqëri dhunuese, imponuese, tjetërsuese. Nuk është aspak e drejtë që po mendoj të të zgjedh ty ne vend te vetes sime!
Burimi: Gentlewomen
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...