Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Unë kam qenë Tjetra, por tani jam Gruaja (nuk doja të shkatërroja një martesë, por ja që ndodhi)
Nuk besoj se ka ndonjë që kërkon të jetë “ajo gruaja tjetër”. Nuk besoj se ndonjëra zgjedh që ta përflasin si kuçkë, shkatërruese familjesh apo “tjetra”, por ka një çast në jetën e çdokujt që duket se ndryshon çdo gjë. Sigurisht që unë nuk e kam përfytyruar kurrë se do bija në dashuri me një burrë të martuar, por ja që ndodhi.
Mua mu desh vetëm një buzëqeshje, e shoqëruar nga një shtrëngim dore dhe përshëndetje për të më diktuar të ardhmen dhe fatin. John-i ishte i ri në departamentin tonë të IT-së dhe ne në njëfarë mënyre ishim bashkëpunëtorë, edhe pse kalonim shumë pak kohë bashkë. Nuk ishim në të njëjtën zyrë, por shiheshim herë pas here nëpër korridore, biseda të shkurtra në kafene, që u shndërruan në biseda më të gjata në zonën e parkimit përgjatë një viti që na u desh të njiheshim me njëri tjetrin. Lidhja jonë erdhi hap pas hapi dhe jo si furi.
Ne bënim shaka dhe flirtonim, por mbanim njëfarë distance mes nesh. Në atë kohë isha single dhe nuk kisha asnjë qëllim të shkatërroja ndonjë martesë. Edhe pse në të shkuarën kisha pasur disa lidhje, ky territor i ri i frekuentimit të një burri të martuar ishte një vend ku kisha refuzuar të hyja. E përfytyroja se do kishte shumë dhimbje, çoroditje dhe me keq akoma, të qenit e ndërgjegjshme se lidhja jonë do niste në formën e tradhtisë.
Por me kalimin e kohës ndërsa takimet tona korridoreve ishin shndërruar në miqësi, ishte e vështirë të mos i vije re ndjenjat që të dy kishim filluar të kishim. I dërgonim njëri tjetrit emaile me pretekste të kota. Flirtime të buta, por të mirëllogaritura, më pëlqen të mendoj se të dy kishim filluar të kishim ndjenja, por përpiqeshim të zvogëlonim rrezikun që do na sillte hapi tjetër.
Miqtë edhe më mbështesnin, por në të njëjtën kohë po aq edhe më paralajmëronin. Familja ime kërkonte që të isha e lumtur dhe ishte e shqetësuar se mos mbetesha zgjedhje e dytë. Por zemra ime e ndiente se kisha gjetur shpirtin tim binjak, pasi ajo e kishte kuptuar se ai burrë dinte gjithçka për mua dhe më donte ashtu siç isha. Nga ai çast ne ishim një çift. Nga ata sekretët. Nga ata lloj njerëzish që nuk ke menduar kurrë se mund të bëhesh. Çifti që takohet vjedhurazi, që bën telefonata herët në mëngjes ose natën shumë vonë. Lidhjet nuk janë dhe aq të thjeshta për çiftet normale katolike, por ne ishim dhe bashkëpunëtorë në një kompani që kishte rregulla për të tilla gjëra dhe ai ishte i martuar. Ne ishim ata që s’duhej të ishim.
Nuk është se nuk më bënte përshtypje se si më thërrisnin pas krahëve, edhe pse e dija që ishte e vërtetë. Dhe nuk është se isha e lumtur kur lindi nevoja të shpjegohesha dhe të mbroja marrëdhënien tonë përsëri e përsëri përpara njerëzve që në pamje të parë nuk kishin të bënin me të.
Por si të gjithë ata që kanë rënë në dashuri, ne nuk ia vumë veshin askujt, veç vetes sonë. John-i i tha të shoqes se donte të divorcohej dhe tani që e kujtoj, ajo ka qenë ndarja më e thjeshtë dhe më miqësore që kam parë ndonjëherë. Ata ndanë paratë që kishin mënjanë dhe mobiljet, morën vendime për qentë dhe mëngjesin e 11 shtatorit 2001 në një godinë të vogël gjykate në New Jersey, një gjykatës i dha fund martesës së tyre ndërsa kullat binjake po shembeshin… Ishte një dite me funde dhe fillime.
Sipas statistikave apo dhe siç thonë disa nga miqtë tanë, fati ynë është i shkruar: ai që tradhton një herë e bën gjithmonë. Por tani, 14 vjet më pas ne kemi kaluar bashkë humbjen e prindërve, katër vite në kërkim të fëmijës, procedurën e frikshme dhe të kushtueshme të farëzimit artificial dhe prindërimin e dy djemve tanë të mrekullueshëm binjakë. Ia vlen të thuhet se gjithë ato stuhi që kemi përballuar së bashku – duke nisur me divorcin e tij – na e kanë bërë tokën të palëkundur nën këmbë sot.
Nuk është diçka që ndodh gjithmonë, por ndonjëherë qëllon që ti ta prishësh rregullin. Ndonjëherë ti bëhesh përjashtimi dhe jo e përgjithshmja. Ndonjëherë ka fund të lumtur edhe pas një fillimi të keq.
Më pëlqen të mendoj që i yni erdhi ditën kur një unazë me diamant rrëshkiti në gishtin tim të katërt dhe në vend të “tjetrës” unë u bëra gruaja e tij.
*shkrimi fillimisht është botuar në womansday.com
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...