Në kështjellën e Eszter

+

living.10

 

Living Ambassador viziton Eszter Rumbold-Molnár në “kështjellën” e saj të dashurisë, një vilë në dalje të Tiranës. Një adhuruese e artit dhe historisë së tij. Lexuese e Kadaresë dhe kureshtare për miqësinë e Huniadit me Skënderbeun. Nëna e përkushtuar e dy vajzave të vogla, praktikante e jogës dhe vrapit, ish- nxënëse e pianos, por mbi të gjitha, një mikeshë e mirë e shqiptarëve...
Living Ambassador viziton Eszter Rumbold-Molnár në “kështjellën” e saj të dashurisë, një vilë në dalje të Tiranës. Një adhuruese e artit dhe historisë së tij. Lexuese e Kadaresë dhe kureshtare për miqësinë e Huniadit me Skënderbeun. Nëna e përkushtuar e dy vajzave të vogla, praktikante e jogës dhe vrapit, ish- nxënëse e pianos, por mbi të gjitha, një mikeshë e mirë e shqiptarëve...
sytë e saj, një palë pantofla lëkure dhe një buzëqeshje fëmijërore. Zuri vend pranë meje me një elegancë prej top modeleje dhe thjeshtësi gjimnazisteje. “Kam dy vajza të vogla”, më tha, “jam e sapoardhur dhe po kërkoj një shkollë për to”. E kështu nisi njohja jonë gati tre vite më parë. Sapo dëgjova që ajo vinte nga Hungaria, Budapesti, iu drejtova me ato pak fjalë hungareze që dija, falë periudhës që kisha kaluar gjatë studimeve në CEU (Central European University). U çudit që mbaja mend gjuhën e saj, të cilën e konsideronte shumë të vështirë për t’u folur.
Eszter është e bashkëshortja e Të Ngarkuarit me Punë të Bashkimit Evropian, z. Clive Rumbold. Ka dy vajza të vogla, Emília dhe Ilona, të cilat ngjajnë shumë me të dy prindërit dhe flasin rrjedhshëm hungarisht dhe anglisht, pasi i ati i tyre është anglez. “Ndihem shumë mirë në Shqipëri”, më thotë Eszter. Ballkani për mua është si shtëpia ime. Njerëzit janë gjithmonë të qeshur dhe mikpritës. Ushqimi, ndjellës. E ndiej se me Shqipërinë na lidhin shumë gjëra. Kemi një të shkuar të përbashkët, që nga Skënderbeu e Yanosh Huniadi”. Edhe pse e shkolluar për diplomaci, Eszter ka një pasion të jashtëzakonshëm për artin në përgjithësi dhe historinë e tij në veçanti. I intereson çdo gjë që ka lidhje me historinë e Shqipërisë dhe momentet kur “fatet” e dy popujve tanë janë takuar falë personazheve të tillë historikë e me peshë.
Sa herë takohemi dhe kalojmë një pasdite duke pirë çaj, gjithnjë mbërrijnë me një libër të ri mbi historinë e Shqipërisë dhe artit (libri i fundit p.sh. ishte “Historia e Shqipërisë në Art”). Më pyet për periudhën në të cilën jetoi Gjergj Kastrioti, aleancat që ai bëri gjatë kohës që udhëhoqi shqiptarët dhe bëri të mundur që për gati 25 vite osmanët të mos pushtonin vendin tonë. “Dua të të tregoj një fakt të jashtëzakonshëm, Dhurata”, më thotë. “Pasi lexova “Kështjella” të Ismail Kadaresë, përveç magjepsjes narrative dhe historike, ai më solli ndërmend një ndër librat dhe autorët hungarezë më të famshëm, Geza Gardonyi, i titulluar “Eklipsi i Hënës së Plotë”. Të dy këta libra kanë një të përbashkët të madhe, “kështjellën” dhe “qëndresën” ndaj turqve. Subjektet e dy librave i përkasin së njëjtës periudhë kohore, veçse “ky yni” rrotullohet rreth dashurisë unike të një çifti të rinjsh brenda Kështjellës. A nuk është kjo diçka e rrallë?”, më pyet Eszter. “A nuk do ishte bukur që ky libër kaq i dashur dhe i famshëm për hungarezët të gjente rrugët e përkthimit në shqip dhe të na afronte edhe më tepër?”.
Eszter më thotë se një ditë vendosën të vizitonin kalanë e Petrelës me dy vajzat e tyre, për të njohur më shumë nga historia e vendit ku do të jetonin për disa kohë. Kur po u tregonte për mirësinë dhe aleancat ndërmjet Yahosh Huniadit dhe Gjergj Kastriotit dhe për kohën kur kishin luftuar me turqit, vajza e madhe, Mili, e kishte pyetur: “Mami, në cilën gjuhë flisnin Huniadi dhe Gjergj Kastrioti? Në shqip apo hungarisht?”. Eszter nuk mundi t’i japë një përgjigje të menjëhershme vajzës, pasi kjo ishte një pyetje e vështirë edhe për të vetë. Janë pyetje që mund t’i bëjë kushdo. “Përveç fakteve të rëndësishme historike që gjithë njerëzit i dinë, më interesojnë dhe këto aspekte humane ndërmjet prijësve, si p.sh. gjuha, lidhjet martesore, zakonet që ndiqnin, ku takoheshin, pra, çdo gjë që ka të bëjë me atë pjesë që historia, hera-herës nuk e prek. Për mua Huniadi dhe Skënderbeu mund të flisnin turqisht, pasi ishte gjuha e perandorisë, që do të thotë se përveç të qenit prijës të zotë, strategë luftarakë, kishin dhe një kapacitet intelektual, që për kohën në të cilën jetonin, ishte i veçantë”, thotë Eszter. Ajo interesohet dhe për zakonet e sjelljet e shqiptarëve në periudha të ndryshme historike, duke u bazuar në shumë burime. Që nga librat e shkruar për ta prej studiuesve dhe udhëtarëve anglezë të kohës, si Lord Bajroni apo Edith Durham, duke i parë ndryshimet në kohë apo duke provuar dhe vetë atë çka ata kanë ndjerë gati mbi 100 vite më parë. Aq e apasionuar është Eszter, sa e pranoi menjëherë pa më të voglin hezitim ftesën që fotografi i mirënjohur, Roland Tasho, i bëri që së bashku me bashkëshortin Clive, të fotografoheshin me veshje kombëtare shqiptare.
Eszter ngulmoi të fotografoheshin edhe vajzat e tyre, Emília dhe Ilona, pra, e gjithë familja. Është një kujtim i jashtëzakonshëm, meqë do ta kenë dhe ruajnë si reliktin më të mirë nga Shqipëria. Ndaj një ditë të bukur, e gjithë familja e tyre vizitoi studion e Tashos dhe pranuan të fotografoheshin të veshur; Eszter me kostum të zonës së Myzeqesë, së bashku me të bijat, ndërsa Clive i veshur me fustanellën karakteristike të burrave të Jugut. Eszter interesohet dhe për zakonet e sjelljet e shqiptarëve në periudha të ndryshme historike, duke u bazuar në shumë burime.
“Është një ndër fotografitë më të rralla Living ambasador të familjes, ndaj e kemi vënë në kornizë dhe e mbajmë në shtëpinë tonë në Budapest”, thotë Eszter. “Kudo që të shkojmë në të ardhmen, Shqipëria dhe shqiptarët do të mbeten tek ne dhe me ne. Përherë!”.
Receta hungareze e rekomanduar e Eszter është një pjatë e thjeshtë por shumë e shëndetshme dhe e mirë, e cila mund të gatuhet si e ëmbël ashtu dhe e kripur:
Túrógombóc
Përbërësit: 250gr djathë “túró” (hungarez) ose gjizë e freskët pa kripë ● 2 kokrra vezë ● 100gr semoline ( Miell ermik) ● 1 majë luge kafe dhe kripë ● 50gr bukë e thekur, e thërrmuar ● 1 lugë gjelle vaj luledielli
Këshillohet për ta shoqëruar me:
1. Kos të thjeshtë
2. Sheqer të përzierë me kanellë
3. Fruta të thata, kumbulla, kajsi, rrush të thatë
Përgatitja: Përziejmë mirë me njëra-tjetrën gjizën, vezët dhe semolinën, duke shtuar dhe kripën në një tas të madh dhe e lëmë të pushojë për gati një orë. Pasi të ketë “pushuar” masa ndahet lugë-lugë (siç bëhet me hallvën shqiptare) dhe ashtu, çdo lugë hidhet në ujin e zierë me pak kripë. Nga ana tjetër, në një tigan të nxehtë, hedhim vajin e lulediellit e më pas shtojmë bukën e thërrmuar dhe e lëmë derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Nxjerrim topthat e ngrohtë nga uji dhe i kalojmë në thërrimet e bukës së skuqur. Për ta shërbyer, përdorim kosin e bërë krem, shtojmë sheqerin me kanellë dhe fruta të thata sipas dëshirës.