Sfidë Ëmbëlsirash

Prezantuesit

Gentian Zenelaj

+

Gentian Zenelaj

Gentian Zenelaj është aktor shqiptar dhe komedian i njohur kryesisht me paraqitjen e tij në emisionet e humorit Portokalli ( 2004-2007 ) dhe Apartament 2XL ( 2008-2013). Ai e filloi karrierën e tij në vitin 2004 me grupin ShBLSh, kur ky grup ishte më i preferuari I shfaqjes. Pas disa vitesh bashkohet me grupin sërish në formatin e mirënjohur Apartamenti 2XL. Pas tre sezoneve të suksesshme ky format shndërrohet në Sktech show dhe më pas Grand Hotel 2XL. Sukseset e arritura ishin të shumta dhe audience në rritje. Në Tring, Genti pati edhe emisionin e dedikuar kuzhinës, ku të ftuar vip gatuanin së bashku me Gentin.