Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Projekti i radh ës i Flori Agalliut ësht ë “për të lëpir ë gishtat ”. Ai do të prezantojë një nga formatet më të reja dhe më të bukura në TRING këtë sez on, “Blind Taste ”.
Receta të shk ëlq yera , pers onazhe publik ë që vënë përpar ësen dhe sfid ohen në kuzhinë, humor e shumë argëtim ...
Takimi me aktorin Florian Agalliu, i cili do të jetë moderatori i formatit “Blind Taste”, prodhim i platformës TRING, ishte një sfidë e vërtetë. Nuk e njihja personalisht përpara këtij takimi dhe të shkruash për dikë rreth të cilit ke pak informacion, është sa sfiduese, aq edhe e pavolitshme. Si të mos mjaftonte kjo, bashkëpunimi ynë u “plagos” keqas nga disa rrethana gjithaq të ndërlikuara, të cilat, si unë edhe ai, me ndjeshmërinë që na karakterizon, u dhamë ngjyresa akoma më dramatike. Takimi i parë; për arsye të një përplasjeje në orare, i telefonoj për të anuluar takimin. Por në bisedë e sipër m’u desh të anuloja anulimin e takimit, pasi Flori na kishte qëlluar një “i fiksuar” pas korrektesës, që... ç’të them! Nejse, si të gjithë shqiptarët qejfprishur, edhe ne ia dolëm të bënim paqe në kafe. Kjo është magjia e kafeneve! E keni parasysh kur, sa më i fiksuar të jesh pas diçkaje, aq më shumë gjasa ka të të “përndjekë” ajo? Ja pra, edhe ditën që do të bënim fotot, na ndodhi e papritura e radhës dhe unë u detyrova ta prishja sërish punën me Florin, duke mos u treguar korrekt për herë të dytë. Nga rrethanat, kuptohet, se si natyrë unë jam “orë zvicerane”. Epo, fotografi pati ca probleme (që nuk kemi qejf t’jua themi) dhe me keqardhje fotot nuk u bënë. Me pak përpjekje dhe duke i sfiduar të papriturat e jetës, ia dolëm më në fund t’i realizonim të gjitha objektivat tona.
Biseda jonë s’mund të niste tjetër veçse me këtë punën e korrektesës. Flori do të më thoshte se jo vetëm që e kishte të regjistruar mirë e mirë në gjen atë, por nga ana tjetër, studimet për aktor e kishin “përkeqësuar” më tej situatën, pasi një aktor nuk “stërvitet” vetëm që të interpretojë bukur, por dhe të ketë disiplinë. “Në Akademinë e Arteve investohej në këtë pikë. Gati-gati na detyronin të ishim në çdo vend e rast, shumë më herët; kjo për aktorët është një “se s’bën”. Nuk mund të jesh në dhomat e grimit pak minuta para shfaqjes. Duhet të jesh më përpara, për të bërë përgatitjet e fundit”, nisi të më tregojë aktori, si për të justifikuar korrektesën e tij të tepërt, e cila të them të drejtën më bëri të ndihem shumë keq. Mësova se demek një aktor duhet të jetë më herët në teatër për të bërë “nxemje”. Duhet të bëjë një sërë ushtrimesh për të parapërgatitur trupin dhe plastikën e tij, ndryshe shfaqja mund të dalë mediokre dhe ai nuk do të shkëlqejë. “Ndonjëherë edhe e vuaj këtë pjesën e të qenit korrekt dhe ua tërheq veshin njerëzve që nuk më përgjigjen në të njëjtën mënyrë, por në shumicën e rasteve jam tolerant. Tani që kemi telefonat pritja është zbutur mjaft, se duke folur shpesh me njerëzit, jo “jam këtu” e jo “jam atje”, stresi dhe tensioni zbuten e të bien nervat”, shton ai. E keni parasysh atë shprehjen “Rrugës jam, për pesë minuta erdha”, që e lëshoni si silur direkt nga... krevati?! (Apo vetëm unë bëj nga këto gjëra?!).
“Blind Taste ” është formati më i ri në TRING dhe nuk e di pse, po jam i sigurt që do të bëjë namin. Pyetja që më vjen natyrshëm për Florin është: Çne zgjodhën atë që ta prezantonte? Nuk gjenin dot një më të mirë xhanëm? “E habitshme!”, edhe ai është i çuditur. “Jam një kuzhinier, jo i gradës së fundit, por të parafundit. Se përveçse e qaj vezën e zier, di të gatuaj dhe ndonjë pjatë të parë, tip makarona me salcë. Por prapë s’jam i familjarizuar me kuzhinën, për këtë arsye ky program do të jetë një mundësi e mirë për mua, që të shkathtësohem pak në kuzhinë”.
Kjo ofertë i erdhi nga regjisori i programit, Bledar Linza. Edhe në formatin origjinal, autorët kanë zgjedhur si moderator një aktor, kështu që në TRING donin t’i qëndronin sa më afër patentës. Kjo, duke qenë se duhet një lloj plastike e improvizimi, gjëra që aktorët, sidomos ata me përvojë si Flori, i kanë me bollëk. Duhet një prezantim larg atij klasikut. Sepse ky nuk është një format ku thjesht dhe vetëm gatuhet, por ku mbi të gjitha bëhet spektakël. Gjoja! Po kush do ta ketë mendjen te batutat njëherë; do të harrohen të gjithë pas pjatave me karkaleca (përfshi kameramanët), të gjitha ide të çmendura të shef Mond Kikinos, që mbikëqyr “trafikun kulinar” në “Blind Taste”. Sa inat që nuk më qëlloi mua një punë si kjo, ku dhe lodhesh, por ama edhe “shembesh” në të ngrënë. Të paktën kështu e shikoj unë, se Flori nuk ishte dakord. “S’besoj se do të mund të majmemi, sepse formula e “Blind Tasteit” është e tillë që thjesht të provohen gatimet live, me një lugë modeste shtëpie. Pra, do të kemi mundësi të shijojmë nga pak. Stafi i TRING është kaq i madh, sa në fund secili thjesht do ketë mundësi ta ngulë vetëm një herë pirunin”.
Flori mbetet aktor dhe ajo është rutina e tij, kurse në televizion ka ndonjë projekt tek-tuk. “Është nevojë deri diku, se në Shqipëri ka shumë aktorë dhe pak projekte. Por aktualisht, krahas “Blind Taste”-it, po përgatitem edhe për një shfaqje në Teatrin Eksperimental”. Kur vjen puna tek aktrimi, ai është dashuria e tij më e madhe, por dhe në televizion ka bërë ca gjëra të bukura (t’ia bëjmë pak qejfin). E megjithatë, nuk është ai aktori më me fat i momentit! Këtë titull s’e mban as ndonjëri prej atyre që fituan çmim OSCAR, me role protagonistë e jo protagonistë; me fat mund të quhet Jamie Dornan, që interpreton Christian Grey-n në filmin “50 hijet e Grey-t”. Tweets pa fund, postime pa fund, klikime pa fund, foto në Instagram pa fund, reklamë pa fund, lajme pa fund... “pa fund”-e, pa fund! E kush nuk do të donte të ishte kaq i famshëm për ca kohë? Dhe për çfarë, tek e fundit? Thjesht pse do të rrihte një grua me kamxhik në film? “Po”, këtu Flori tregohet i sinqertë, “do të doja të luaja në një film si “50 Hijet e Grey”-t, i cili është reklamuar fuqishëm dhe për kastin e realizuesit e tij ka qenë një popullaritet i paparë. Kush nuk do ta donte këtë në industrinë kinematografike?”. Unë i kujtoj gjithsesi se skenat intime të filmit janë të sikletshme, por ai nuk tundet nga e tija. “Nuk do t’i kisha pasur problem skenat e seksit. Madje dikur i kam thënë “po” edhe një roli të tillë”. (E dëgjova mirë?!). Po ç’është ky film, çne që nuk e kemi parë? Plus, do të bëhej nami nëpër gazetat e fundjavës, do të na dilte në gjumë titulli “Zhvishet Flori Agalliu”. “Për fat të keq ky u anulua si plan”. I ecën me anulimet. “Investova shumë te vetja kur m’u premtua ky rol, e mora me qejf të madh dhe brenda pak muajsh bëra një trup të hatashëm. Ngaqë do të dilja në një skenë intime, doja të bëja figurë të mirë. Pastaj filmi nuk u bë dhe mbeti vetëm që trupin e bukur ta shijoja për veten time”. Tani e kuptoj se ç’do të thotë të jesh aktor. Sakrifica pa fund. Të bëhesh seksi, të vdesësh për bukë dhe të të dalë kokrra e djersës “naaaaaa!” në palestër për një rol? Ju qofshi, more djema! Aktorët bëjnë sakrifica pa fund, nga më të çuditshmet. Për shembull, kur duhet të lënë mjekrën dhe flokët e gjatë, sepse ua kërkon roli. Dhe çështja është që, për sa kohë jepet shfaqja apo xhirohet filmi, aktorët duhet të rrinë me mjekrën si prift edhe në jetën private. Në këto raste mund të urosh vetëm që të paktën t’u shkojë!
Flori është djalë praktik. Prej disa muajsh është bërë dhe ekstremisht sportiv. Ai lëviz me biçikletë dhe makinën e përdor vetëm në fundjavë. Kjo i kursen kohë e stres. Po ashtu, bën palestër, jo vetëm në një qendër të posaçme, por dhe në shtëpi, sapo i jepet mundësia. Kurse një pasion që e ka zbuluar vetëm së fundi, është ai për punimet e dorës. Jo, jo... nuk është ashtu si mendoni ju, nuk bëhet fjalë për punë me shtiza e me kryq, por për gjërat e sajuara me çfarë i del përpara, riciklime. Gjëra që ndoshta mund të jenë të shtrenjta e që nuk i gjen dot në Shqipëri, i sajon vetë. “Nuk i shpik unë si ide, i shikoj si tutoriale në internet. Për shembull, kam sajuar disa vegla për palestrën. Një gjë që në internet e gjen me 200 dollarë, unë e kam sajuar me dhjetë mijë lekë të vjetra. Ose bëj vazo lulesh... duke qenë se i kam pasion lulet, u kam sajuar dhe vazo të personalizuara. Kam bërë dhe një raft në kuzhinë me paleta të vjetra”. Në fakt, edhe unë si Flori, bëj nga këto gjëra. Lule prej letre, ngjyros shishe qelqi, bëj vezë për Pashkë. Unë nisa të merrem me krafte se më qetësojnë shumë, më heqin stresin, kurse Flori thotë se mërzitej ndonjëherë pa bërë asgjë në shtëpi, kështu që i gjeti një punë vetes. “U nxita dhe nga kjo dëshira për të bërë gjëra origjinale, që vetëm unë i kam në shtëpi dhe askush tjetër. Ke çfarë t’u tregosh njerëzve kur vijnë për vizitë”, thotë. Shumë e drejtë!
Sapo mora vesh që edhe Flori i ka qejf kraftet, e mbyta duke i lavdëruar krijimet e mia. Për fatin e tij të keq, kisha dhe foto të tyre në celular e me këtë rast, i gjori, u detyrua t’i shikonte të gjitha një për një e të tundte kokën, si për të thënë që ishin fantastike. Ndërkohë i afrohet një fëmijë i vogël, i ngul sytë dhe i buzëqesh. Vogëlushi as që kishte ndërmend të shkulej nga tavolina, madje nisi të luante me Florin. “Ndjen erën atërore”, thotë aktori, babai i një vajze vetëm dy vjeç e gjysmë.
Jam rritur në mënyrë tradicionale, me idenë se familja është gjëja më e rëndësishme dhe e shenjtë në jetë. Jam ushqyer me këtë filozofi, ndaj dhe e kam pasqyruar në zgjedhjet e mia.
Mia Flores. Mia do të thotë “imja” dhe Flores është bashkimi i emrit të tij, Flori, dhe asaj të bashkëshortes, Renisa. “Jeta ime ka ndryshuar qëkurse u bëra baba. Jo se përpara kësaj kam bërë një jetë të shthurur (se po ta kishte bërë në fakt, do na e tregonte neve?!), por shpirtërisht ndihem më i plotësuar. Jam rritur në mënyrë tradicionale, me idenë se familja është gjëja më e rëndësishme dhe e shenjtë në jetë. Jam ushqyer me këtë filozofi, ndaj dhe e kam pasqyruar në zgjedhjet e mia. Vajza më imponon të kaloj kohë me të, sepse është aq e mirë dhe e këndshme, sa nuk i rri dot larg për një kohë të gjatë. Pjesa e preferuar në marrëdhënien tonë është kur sajojmë miniteatro, skena filmash vizatimorë. Për shembull, ndonjëherë ajo është Dora Eksploruesja, unë Diego; ose ajo Borëbardha, unë Princi. Të gjitha përrallat e mundshme i inskenojmë gati përditë. Ajo është gjithmonë personazhi kryesor, kuptohet, princesha, kurse unë jam ose princi, ose shpesh, përbindëshi”. Po ky Flori, pse ia harxhon kohën gocës me përralla, kur ajo mund të luante fare mirë për orë të tëra në celular, kështu që dhe prindërit do t’i linte rehat? Kësaj i thonë t’i hapësh punë vetes. Aktrim në punë, aktrim në shtëpi. Ore, më duket se aktrim edhe në intervistë. Se nuk ma merr mendja të jetë vërtet kaq i mirë. Alamet aktori, moderator po se po, jo po dhe baba i mirë! Nuk e kupton thuajse asnjëherë se kur aktorët janë në rol dhe kur vetvetja! Por ama, jam i bindur se në “Blind Test” Flori nuk do të mund të aktrojë. Kur të provojë gatimet e VIP-ve, do ta tradhtojë mimika. Urojmë vetëm që në ekran të shohim më shpesh fytyrën e tij të kënaqur... mmmmm... sesa rrudhje dhe thartim fytyre! Por që, asnjëherë nuk i dihet... ndaj quhet “Shije Qorre”!
Nga: Gentian Minga
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...