Kopshtet franceze

Prodhime të huaja

Dy serialet e reja që do të nisin në Tring do t'ju mbajnë mbërthyer pas ekranit

+

siemptret

Gjatë muajit Nëntor do të nisin në Tring dy seriale të reja. Ju njohim më poshtë me to! “Shumë dashuri” është një prej serialeve më të rinj që do të nisin së shpejti në kanalin 3 Plus, në Tring. Është një produksion shumë i suksesshëm i grupit AZTEGA me një kast të mrekullueshëm aktorësh vjen në 3Plus për të gjithë të apasionuarit e serialeve latino-amerikane. Mia, është një vajzë me ëndrra të mëdha, e cila bie në dashuri me Leonardo Lombardo, njeri i rezervuar i cili nuk i tregon ndjenjat e tij. Brenda pak orësh, ajo humbi punën si kuzhiniere, shtëpinë dhe nënën e saj, duke ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme jetën e saj dhe atë të dy motrave. Vajzat kanë karaktere dhe aspirata të ndryshme, por të treja janë rritur nën mbrojtjen e Don Oscar, kreu i familjes Lombardo, për të cilin nëna e tyre, Francisca, kishte punuar. Nga data 10 nëntor në 3 plus

Tanto Amor

“Pergjithmonë e jotja” Përsëri një produksion i studiove AZTEGA Olvido Perez është një grua modeste dhe fisnike e cila jeton me gjyshin e saj, me kusherinjtë Martita dhe Chuy si dhe tezen Eufresia. Jeta e saj ndryshon krejtësisht kur takon arkitektin e suksesshëm Diego Rivas Santander pas një aksidenti me avion. Diego humbet shikimin dhe memorien, dhe me kalimin e kohes dashurohet me vajzën që kujdeset për të. Nderkohë, e fejuara e Diegos, Iran Hernandez, vendos të anulojë martesen e saj pasi të gjithë mendojnë se Diego ka vdekur. Një aksident në shtepinë e Olvidos, bën që Diegos t’i rikthehet kujtesa dhe ai largohet drejt qytetit të tij për të takuar Iran, por e gjen atë, të martuar me vëllain e tij, Rodrigon. Olvido, me zemer të thyer, vendos që të shkojë pas Diegos e të rifitojë dashurinë edhe pse ai nuk e ka parë kurrë atë. Nga data 27 nentor në 3 plus

Siempre Tuya Acapulco