Sulm terrorist në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit (Video)
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Flokë të thinjur e rrudha që duket sikur formojnë një rrjetë merimange në fytyrë ?! Me siguri askush nuk do t'i donte dhe do të përpiqej t'i mbante sa më larg vetes për shumë kohë. Edhe pse plakja është një proces ndryshimesh psikofizike tejet natyral, duket se thellë brenda vetes askush nuk dëshiron ta pranojë. Mirëpo sa do t'i sfidoni vitet me kremëra, trajtime e filtra të smartphonit duhet të ndryshoni 7 zakonet e mëposhtme që ju plakin më shpejt se zakonisht.
1.Pagjumësia: Gjumi është një ndër komponentët më të rëndësishëm në shëndetin e njeriut, gjatë të cilit realizohet eleminimi i toksinave të ndryshme nga organizmi, si dhe i jep prehje trupit. Nëse nuk flini të paktën 8 orë në ditë rrezikoni të jeni të lodhur gjatë gjithë ditës dhe të keni rrathë të zinj e qese poshtë syrit.
2.Gjendja emocionale: E keni vënë re që kur përjetoni një ngjarje a lajm negativ, edhe trupi juaj i përgjigjet me po të njëjtin monedhë atij duke shtuar rrudhat në fytyrë. Ndryshimet emocionale rrisin nivelin e kortizolit në organizëm, i cili ndikon drejtpërdrejt në pagjumësi. Si pasojë do të keni më shumë rrathë të zinj poshtë syve.
3.Stresi: Stresi është një ndër armiqtë kryesorë të shëndetit. Kur jeni të stresuar rritet presioni i gjaku dhe reduktohen funksionet e sistemit nervor, si dhe reflektohen edhe në fytyrën tuaj.
4.Nuk konsumoni yndyrna të tretshme: Një regjim ushqimor i pasur me acide yndyore esenciale Omega-3, jo vetem që frenon shfaqjen e parakohshme të rrudhave, por ushqen dhe hidraton lëkurën. Mos e privoni veten nga ky kompnent që gjendet tek peshku, qumështi, bulmeti, avokado etj, pasi në të kundërt lëkura juaj do të vuajë pasojat e para.
5.Abuzoni me sheqerin: Karbohidratet e përpunuara rrisin nivelin e sheqerit në gjak duke krijuar një sërë problemesh me organizmin si shtim në peshë, dhimbje të vazhdueshme të artikulacioneve, probleme me kavitetet orale etj etj. Por, jo vetëm, abuzimi me sheqerin ndikon edhe në shfaqjen e rrudhave.
6.Abuzoni me duhanin dhe alkoolin: Një gotë verë mes miqsh e bën më të këndshme bisedën, por kur vazhdoni të rrëkëlleni pafund gota e të tymosni, pasojat do i vuajë lëkura juaj.
2.Përdorni pipëza kur pini: Ok, këtë as që do e kishim çuar kurrë ndërmend, por teksa e bëni këtë gjë, buzët tuaj mblidhen duke rritur mundësinë për të formuar rrudha rreth gojës tuaj. E njëjta vlen edhe për pirjen e duhanit.
3.Flini në një anë: Të fjeturit në një anë mund të jetë komod për shumë prej jush, por mbështeja e vazhdueshme mbi jastëk shkakton rrudha dhe pezmatime të lëkurës në zonën e faqeve, mollëzave dhe mjekrës. Plus që kur e bëni këtë gjë në anën e majtë ushtroni presion tek zemra. Sipas shumë eskpertëve të fjeturit me shpinë është pozicioni më i mirë për të fjetur dhe për të qëndruar i ri e i freskët.
4.Mbani qëndrim jo korrekt kur punoni: Mbajtja e një qëndrimi jo komod e hera-herës mpirës, devijon shtyllën kurrizore nga shtrirja e saj normale. Si rezultat pësoni deformime të muskujve dhe shtypje të vertebrave. Këto dëmtime mund të shkaktojnë deformime të përhershme dhe plakin lëkurën tuaj.
5.Nuk përdorni krem kundra diellit: Kremi kundra diellit duhet të jetë gjatë gjithë vitit në çantën tuaj të kozmetikës dhe jo vetëm gjatë sezonit të verës. Ekspozimi i tepërt dhe i pakontrolluar në diell është shkaku kryesor i plakjes së parakohshme të lëkurës. Mbroni lëkurën nga rrezet e dëmshme UVB dhe UVA duke aplikuar krem me faktor mbrojtë 30-50 dhe që i përshtatet pH-it dhe llojit të lëkurës suaj.
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...