Kujdesi për fytyrën

8 maska natyrale për të gjitha problemet e lëkurës

+

maskrfr

Njësoj si organzimi ka nevojë për minerale e vitamina që ne i marrim përmes ushiqmit, ashtu dhe lëkura jonë ka nevojë për vlera ushqyese.Kur kemi mundesinë ta ushqejmë me përbërës natyralë përse zgjedhim produktet që u janë nënshtruar proceve të ndryshme kimike etj. Zgjidhja e problemeve të lëkurës mund të gjendet në kuzhinën tuaj. Për çdo shqetësim që keni ekziston një ushqim që e trajton. Mënyra e përgatitjes dhe e aplikimit është e njëjtë për të gjitha maskat. Ajo që ju duhet të bëni është vetëm të përzieni përbërësit e të lyeni fytyrën me masën që keni përftuar. Maskat duhen mbajtur në lëkurë për më shumë se 10 minuta e më pas ta shpëlani me ujë të vakët. Më poshtë do të lexoni 8 maska për të gjitha problemet e lekurës, të përgatitura tërësisht në kushte shtëpie dhe me përbërës natyrale 

Rifreskim i fytyrës përpara gjumit
Tulin e një domateje+2 lugë qumësht
Maskë anti rrudhë
1 vezë+ 1 lugë xhel apo lëng aloe vera
Maskë kundër pikave dhe shenjave
1 të bardhë veze + një lugë lëng limoni
Për një fytyrë që shkëlqen
2 lugë kos+ 2 lugë lëng limoni
Për lëkurat e yndyrshme
Një lugë kurkum + 2 lugë lëng apo xhel Aloe Vera
Maskë hidratuese
1 lugë lëng limoni+ 2 lugë mjaltë
Maska që trajton aknet dhe parandalon shfaqjen e tyre
1 lugë kanellë pluhur+ 2 lugë mjaltë
Scrub për pastrimin e thellë të lëkurës
2 lugë kos+ 1 lugë tërshërë të grirë