Kujdesi për fytyrën

Akull në lëkurë ?! Njihuni me përfitimet e këtij trajtimi

+

akullifyty

Temperaturat e ditëve të fundit kanë paralizuar thuajse gjysmën e Shqipërisë. I ftohti ka mbërthyer keqazi çdo krahinë nga jugu në veri duke krijuar shpesh vështirësi në qarkullim, reshje dëbore, ngricë dhe pirgje akujsh. Duke u ndalur tek ky i fundit : E dini që akulli ka një veprim të shkëlqyer në fytyrë ?

Pikërisht kështu. Nëse doni një lëkurë plot shkëlqim dhe pa probleme masazhojeni çdo ditë me një kub akulli. Përfitimet do ju lënë pa fjalë.

I jep shkëlqim lëkurës : akulli ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, gjë e cila krijon një lëkurë më të shëndetshme dhe pa probleme.

Redukton problemet e lëkurës : nëse masazhoni fytyrën me akull çdo ditë do t’ju ndihmojë të reduktoni inflamacionin e lëkurës dhe do të reduktojë puçrat, skuqjen apo problemet e tjera të saj.

Eleminon rrathët e zinj poshtë syve : nëse kombinoni një kub akulli me lëng kastraveci të freskët do të zhdukni rrathët e errët dhe qeskat poshtë syve.

Tonifikon lëkurën: kubet e akullit parandalojnë veprimin e radikalave të lira në lëkurë, minimizojnë dukejn e poreve, tonifikojnë lëkurën dhe e bëjnë atë të duket sa më perfekte.

Parandalon rrudhat : siç e thamë dhe mësipër akulli përmirëson qarkullimin e gjakut dhe për pasojë lehtëson shenjat e plakjes dhe rrudhat e para.