Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ndryshimet e vazhdueshme të temperaturës ditët e fundit nuk kanë sesi të mos reflektohen në lëkurë, e cila duke qenë organi më i madh që mbështjell gjithë trupin vuan e para veprimin e rrezeve të diellit. Ekspozimi i pakufizuar, përdorimi i vajrave dhe e kremrave me filtër mbrojtës thuajse të papërfillshëm, ose në rastin më të keq produkt i skaduar dhe dhe ndryshimet hormonale nxisin mbishfaqjen e njollave kafe. Kjo gjendje, njohur ndryshe me emrin melasma, prek kryesisht femrat dhe lidhet gjithashtu me faktorë të tjerë si shtatzënia, stresi dhe ankthi, keqfunksionimi i gjendrës tiroide dhe përdorimi i kontraceptivëve. Living ju propozon një recetë shumë interesante me dy përbërës të thjeshtë që mund t'i gjeni në treg gjatë gjithë vitit.
Maskë me limon dhe majdanoz
Acidi citrik qe gjendet tek limoni ka veti antiinflamatore, antibakteriale dhe zbardhuese. I kombinuar me vitaminat, mineralet si kaliumi dhe mangani të majdanozit, ai përbën një ndër trajtimet më efektive në reduktimin e njollave kafe dhe hidratimin e lëkurës. Ky trajtim këshillohet të përdoret kryesisht gjatë mbrëmjes pasi kur lëngu i limonit bie në kontakt me diellin, mund ta përkeëqësojë situatën. Merrni dy tufa majdanoz dhe lajini mirë e mirë. Mund të ndani kërcellin nga gjethet ose t’i fusni në frulator të plota. Pasi t'i keni shtypur dhe ato të jenë bërë në trajtë kremoze, bashkojini me lëngun e dy limonëve të shtrydhur. Me ndihmën e një furçe aplikoni maskën e mësipërme në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Do të ndjeni njëlloj mpiksjeje të lehtë që kalon lehtë. Në fund lani fytyrën me ujë të vakët.
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...