Kujdesi për fytyrën

Fjala e fundit e dermatologëve: Larësit për fytyrat me probleme nuk bëjnë asgjë tjetër veçse përkeqësojnë aknet

+

akneprove

Larësit e posaçëm për fytyrat akneike, nuk bëjnë asgjë më shumë sesa përkeqësojnë lëkurën tuaj ! Të paktën kjo është fjala e fundit e dermatologëve. Shumica e produkteve për fytyrat problematike kanë përbërës të ashpër për lëkurën si sulfatet. Këto të fundit shkatërrojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës duke eliminuar të gjithë yndyrën natyrale të lëkurës, aq shumë të nevojshme. Në këtë moment lëkura juaj do të prodhojë më shumë yndyrë për të balancuar nivelin e sebiumit duke rritur kështu mundësinë për shfaqjen e akneve.
Larësit me salicylic acid ose benzoyl peroxide që do të jenë në kontakt me lëkurën tuaj për të paktën 30 sekonda, nuk do të kenë ndonjë efekt të jashtëzakonshëm mbi puçrrat apo aknet. Qoftë në trajtë uji micelar, shkume apo xheli, larësit me sulfate vetëm sa do të përkeqësojnë gjendjen e lëkurës.
Shënim: Nëse vuani nga problemet me lëkurën mos blini produkte që kanë në përmbajtjen e tyre: sodium lauryl sulfate, ammonium lauryl sulfate, and sodium laureth sulfate