Kujdesi për fytyrën

Keni fytyrë të thatë? Mësoni më poshtë gabimet që bëni në përditshmëri

+

gdcfh

Ndjesia e një fytyre të thatë mund të jetë e bezdisshme, veçanërisht kur nuk e dini se çfarë qëndron pas saj dhe kush janë faktorët që ja u bëjnë të tillë. Dermatologët kanë dhënë disa zakone të përditëshme që mund të ndikojnë në një fytyrë të thatë:
Dushi i gjatë dhe i nxehtë: Ne nuk ju fajësojmë që dëshironi të laheni më ujë shuëm të ngrohtë sidomos gjatë dimrit por ky veprim në dukjei padëmshëm do t'ju lërë shpejt me lëkurë të thatë. Ekspozimi i tepruar ndaj ujit, sidomos me ujë të nxehtë, mund të heqë vajrat natyrore që gjënden në lëkurë.
Sapuni i fortë: Ju mund të mendoni se sapuni është mjaft i mirë për të pastruar lëkurën tuaj, por gaboheni, veçanërisht nëse përmban detergjentë dhe kimikate të ashpra. Një sapun i butë dhe i pandryshëm, si Dove ose Aveeno, është shumë më i mirë për trupin tuaj dhe fytyrën gjithashtu.
Përdorimi i kremit të gabuar: Për lëkurë me të vërtetë të thatë, dermatologët rekomandojnë kremra si Cerave ose Cetaphil, ose ointments të tilla si Aquaphor ose vazelinë. Sepse kremrat e tjerë mund të krijojnë një shtresë që ndihmon në mbylljen e lagështisë natyrale të lëkurës suaj. Për përdorim më të mirë, aplikoni kremun ose vajin tuaj direkt pas dushit.
Nuk pini shumë ujë: ndoshta nuk e kishit menduar deri më tani por uji është më i rëndësishmi dhe ndikon shumë në fytyrën dhe në trupin tuaj. Zakonisht personat që nuk pinë shumë ujë i kanë buzët e thata shumicën e kohës dhe fytyrën gjithashtu.
Përdorimi i detergjentit kur lani rrobat: Ashtu si sapuni që ju lani fytyrën dhe trupin tuaj në dush, detergjenti që zgjidhni për rrobat mund të ndikojë shumë në lëkurën tuaj. Nëse përdorni një detergjent parfumues, atëherë aroma vetë mund të jetë e mjaftueshme për të shkaktuar reaksione të lëkurës