Kujdesi për fytyrën

Kjo është arsyeja e dhimbshme përse ju dalin puçrra në fytyrë kur udhëtoni mbi 10 orë

+

20631541 1871832246414387 1289642106 n

Udhëtimi është e vetmja gjë për të cilin njeriu shpenzon dhe në fund e bën të pasur. Dhe jo vetëm, pasi në fund të një udhëtimi të gjatë me avion rrezikoni të përballeni me një surprizë të pakëndshme siç është shfaqja e një ose më shumë akneve të shëmtuara në fytyrë. Dermatologu amerikan, Neal Schultz shpjegon se ‘’aknet e avionit’’ nuk janë legjendë urbane, por ekzistojnë vërtetë dhe shfaqen kryesisht nëse udhëtoni nga Përëndimi drejt Lindjes dhe e anasjellta. Si pasojë e ndryshimeve të reja të orareve të cilat duhet thënë që janë shumë të bezidsshme, trupi reagon ndaj stresit duke sekretuar kortizon nga gjendra mbiveshkore. Sa herë që gjendra mbiveshkore prodhon kortizon, ajo lëshon një sasi të vogël të hormoneve mashkullore. Duke qenë se gratë kanë nivele të ulëta të hormoneve mashkullore, sasia e lëshuar nga gjendra mbiveshkore është e lidhur drejtpërdrejt me krijimin e akneve në fytyrë, por edhe me dehidratimin e saj.