Reperi me origjinë shqiptare Sin Boy dhunohet live në TikTok
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Të mësosh të shpenzosh më pak në dyqanin e kozmetikëve apo në parfumeri, (duke zgjedhur momentin e duhur), të përfitiosh nga promocionet që i përshtaten portofolit tënd, të lundrosh në internet në kërkim të ofertave me çmimin më të leverdisshëm… Këto janë disa këshilla të vockla e të zgjuara, për të mos hequr dorë nga rutina e bukurisë e as nga ndonjë vanitet. Edhe në kohë të vështira si këto të sotmet, kur gjithmonë e më shumë nuk dëshiron ta hapësh portofolin.
Le ta nisim me beauty – case
Hapni kutinë apo raftin e banjos ku mbani gjithë produktet e bukurisë dhe të tualetit dhe bëni një listë me shkrim të të gjitha gjërave që keni aty. Në krah vendosni çmimin e çdo produkti. Objektivi është që ta ulim totalin e shpenzimeve me 30 përqind. Nëse do arrini t’i bëni si ç’duhet llogaritë, do të zbuloni se me kënaqësi do hiqini dorë nga ndonjë manikyr firmato, nga ndonjë eyeliner me xixa apo nga një krem trupi, që veç aromës dhe emrit në shishe, nuk ka ndonjë përbërës tjetër të çmuar për mirëqënien e lëkurës.
Shfrytëzo strategjinë up and down
Kjo do të thotë të zgjedhës produktet up – dhe të shpenzosh më shumë – dhe ata down, me të cilat mund të fillosh të kursesh. Sa produkte kosmetike për trajtim lëkure përdorni nga mëngjesi deri në darkë dhe sa shpenzoni për to. Sipas kërkimeve të tregut, mesatarisht nga serumi tek kremi i ditës dhe i natës shpenzohen rreth 170 euro. Ne mund të arrijmë të shpenzojmë vetëm 100. Duke parë që serumi është thelbësor për lëkurën, sepse ka përbërës aktivë shumë të përqëndruar dhe një përbërje që arrin të depërtojë lehtësisht në thellësi të lëkurës, zgjidhni një të mirë, edhe pse do t’ju kushtojë ca më shtrenjtë. Në këtë pikë pastaj mund të mjaftoheni me një krem dite dhe me një nate pak më të thjeshtë e të lirë. E meqë jemi tek trajtimi i ditës dhe i natës, në vend që të blini dy produkte, mund të blini dhe një të vetëm, njëzetekatër orësh, vetëm se duhet të keni parasysh që duke filluar nga muaji shkurt, kremi i ditës duhet të ketë patjetër faktor mbrojtës për rrezët e diellit, që kremrat 24 orësh nuk e kanë. Kjo lloj strategjjie, up and down, mund të përdoret edhe për pastrimin e lëkurës: up për tonikun, për të cilin ia vlen të paguhet më tepër për shkak të formulës së avancuar dhe sepse e përgatit lëkurën për kozmetikët dhe doën për larësin, i cili mund të kushtojë dhe pak euro.
Vendos të përdorësh një krem të vetëm
Dy zgjidhje të tjera të zgjuara sapo janë shpikur: kremrat multiperformancë (quhen edhe demokratikë) dhe BB Cream. Të parat janë kremëra që me një formulë të vetme, kujdesen për të shumë se një problem të lëkurës. Sigurisht që nuk kanë efektet “kurative” të një programi trajtimi me disa hapa, por hidratojnë, stimulojnë dhe mbrojnë lëkrën. Kurse BB Cream janë të specializuar për të qenë si trajtues, ashtu edhe bazë për grimin: kanë përbërje lehtësisht të ngjyrosur që hidraton, ushqen dhe në të njëjtën kohë bën më uniforme ngjyrën e lëkurës. Në krye të listës është Garnier, që propozon BB Crema Idratante All – in - One, 8.99 euro.
Masa të mëdha Haute Couture
Nuk po u themi ndonjë gjë që nuk e dinit në fakt, por po ua rikujtojmë edhe njëherë se shishet, sa më të mëdha të jenë, aq më pak kushtojnë. Vertëtë që shpenzoni pak më shumë para ditën që I blini, por në total është llogaritur që me to kurseni 30 përqind. Për më tepër që dhe produktet firmato tashmë kanë nisur të prodhojnë shishe deri në 500 ml për shampot e tupit përshembull, ndërsa një vit më parë mezi shkonin deri në 200 ml. Mesa duket kriza ekonomike e ka bërë të vetën e nëse nuk duam të heqim dorë nga të ëmblat vanitete, mirë është të mësojmë sit ë harxhojmë më pak me to.
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...