Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Jo pak femra të suksesshme e të famshme e kanë njohur dhe e kanë përdorur magjinë e tyre. Një ndër to është aktorja Audrey Hepburn, e cila është vlerësuar si femra që kishte shikimin më mahnitës të të gjitha kohërave. Audrey kishte një sekret: ajo kalonte orë të tëra për të patur qerpikët perfektë. Aktorja aplikonte një shtresë rimeli dhe “makeup artist”-i i saj merrte një gjilpërë dhe ndante me kujdes çdo fije qerpiku. Kështu, ata dukeshin të errët, të trashë dhe të gjatë, në mënyrë shumë natyrale e pa kokrriza. Kjo është shumë punë e imët, sepse qepalla e sipërme ka rreth 70 deri në 150 qerpikë, por ia vlejti. Shikimi i saj mbetet i pangatërrueshëm prej këtij elementi. Sot, këtë efekt magjepsës të syve mund ta arrijmë shumë më lehtë përmes profesionistëve të duhur, madje duke i kursyer vetes shumë kohë. Bëhet fjalë për teknikën e zgjatimit të qerpikëve fije më fije, e cila konstaton në vendosjen e një qerpiku të gjatë sintetik në qerpikun natyral. Ajo për të cilën nuk duhet të bëni kompromis është cilësia e fijeve të qerpikëve dhe produkteve që përdoren për ngjitjen e tyre, dhe rezultati do të jetë i dëshiruari.
Firma “LuxusLashes GmbH”, me zyra qendrore në Vjenë, Austri, dhe me përfaqësi në më shumë se 30 vende të botës ndodhet edhe në Shqipëri, në zemër të kryeqytetit, në zonën e ish-bllokut. Kjo është e vetmja studio profesionale e kësaj marke në vendin tonë, ndërsa në botë numërohen rreth 3000 të tilla, pjesa më e madhe e të cilave është në Gjermani dhe Austri. “LuxusLashes Albania” është përfaqësia për Shqipërinë dhe Kosovën për distribucionin e produkteve “LuxusLashes”, si edhe për trajnimin profesional të kujtdo që ka dëshirë të mësojë teknikën e zgjatimit të qerpikëve. Menjëherë pas këtij kursi, stilistet e qerpikëve janë në gjendje të punojnë me klientet teknikat e mësuara. Gjithashtu, në studion në Tiranë, realizohet shërbimi i zgjatimit të qerpikëve. Stilistet e qerpikëve që punojnë pranë studios “LuxusLashes Albania” janë të trajnuara në Austri, dy herë – respektivisht për metodën fije më fije, ku një fije qerpiku sintetik ngjitet mbi një fije qerpiku natyral; dhe për metodën “Foconyes”, e cila njihet si teknika voluminoze, ku një tufë qerpikësh sintetikë ngjiten mbi një fije qerpiku natyral. Në këtë studio, stilistet e qerpikëve ofrojnë profesionalizmin e tyre ndërsa marka “LuxusLashes” është garancia e produkteve më elitare, të prodhuara sipas rregullave dhe standardeve të Bashkimit Europian, me stampën “Made in Germany”. Çelësi i suksesit të studios është trajnimi i duhur i vajzave dhe produktet cilësore.
Në jo pak raste sytë tanë të lodhur i kemi fshehur pas një furçe rimeli, që do të thotë se qerpikët janë aleatët që na tregojnë më të çlodhur e më të freskët në portret. Nga ana tjetër, me gjithë ngarkesat që sjell mëngjesi e dita, nuk ia dalim të jemi në lartësinë e duhur me makeup-in. Ose thjesht ka ditë që nuk kemi dëshirë të vendosim asnjë produkt përveç kremit të fytyrës, ama sytë nuk i anashkalojmë dot. Teknika e zgjatimit të qerpikëve fije më fije është metoda më efikase për të patur një dukje plotësisht natyrale e të freskët. Qerpikët do të duken në çdo moment me volum dhe si të lyer me rimel.
Vendosja e tyre është art më vete dhe kërkon shumë përqendrim e durim. Në studion e “LuxusLashes” gjithçka është e menduar me shumë kujdes. Pas një mikpritjeje të ngrohtë, secili klient merr vëmendjen dhe privatësinë e tij. Në seancën e parë përcaktohet edhe lloji i qerpikëve që do të vendosen. Stilistja e qerpikëve të sugjeron duke respektuar kërkesën e klientes, por duke i dhënë shumë rëndësi formës së syrit dhe trashësisë e dendësisë së qerpikëve natyralë të saj. Procedura kërkon mesatarisht 2 orë deri në 2 orë e gjysmë së bashku me bisedën që bëhet me klienten. Higjiena e mjeteve të punës dhe dhomës ku punohet është maksimale, të gjitha furçat dhe mjetet që kanë kontakt direkt me syrin e klientes janë njëpërdorimshe. “LuxusLashes” njihet dhe vlerësohet kudo për cilësi, natyralitet dhe lehtësi në mbajtjen e qerpikëve të shtuar. Pas aplikimit të setit të parë të plotë, qerpikët janë të dendur dhe voluminozë. Për të ruajtur një pamje të plotë e të vazhdueshme të syrit këshillohet procesi i rimbushjes, i cili bëhet periodikisht çdo 4 javë. Për më tepër, kompania ka krijuar enkas një linjë produktesh të cilat janë pa paraben, pa vaj dhe pa kimikate të tjera, të cilat do ta dëmtonin qerpikun e shtuar.
Për një pamje gjithmonë të kuruar mjafton pak, qerpikët janë përgjigja!
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...