Të dy me kancer, zbulohet takimi i fshehtë i Mbretit Charles me Kate Middleton
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...
Për shekuj me radhë femrat japoneze kanë përfituar nga vetitë mrekullibërëse të orizit. Duke qenë se është i pasur me antioksidantë, orizi është një ndër përbërësit kryesor të maskave të fytyrës në lindjen e largët. Orizi është i pasur me antioksidantë të cilët parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe ngadalsojnë preocesin e plakjes. Orizi është përdorur gjithashtu në kulturën aziatike si “medikament” për të shëruar irritimet e lëkurës dhe trajtimin e akneve. Përmbajtja e lartë e acidit linoleik dhe skualenës, antioksidantë të fortë, të cilët kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë, e bën orizin një përbërës kryesor në rutinën e kujdesit të lëkurës. .Shumë njerëz nuk e dinë se orizi ka aftësi të rikthejë rininë e lëkurës, veçanërisht të fytyrës, e ta bëjë atë të jetë më e butë dhe më e lëmuar.
Mielli i orizit është një përbërës i përdorur shpesh për trajtimin e rrudhave dhe pigmentin e lëkurës.
RECETAT E SHTËPISË: 1 lugë gjelle miell orizi, bashkuar me 2 lugë gjelle kos, zëvendësojnë qumështin pastrues për fytyrën.
Përbërësit e maskës
1 lugë qumësht
1 lugë mjaltë
2 lugë lëng orizi
Përgatitja:
Në një tenxhere me pak ujë të ftohtë hidhni 3 lugë oriz. Vendoseni në zjarr dhe lëreni deri sa orizi të fillojë të zbutet. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe kulloni ujin veç nga orizi. Në ujin që gatuat orizin shtoni një lugë qumësht dhe një lugë mjaltë. Pasi të jetë formuar një masë jo më likuide aplikojeni në fytyrë. Rekomandohet një herë në javë
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...