Kujdesi për fytyrën

Përfundoi në spital pasi bëri vetullat tatuazh me fije, ja gabimi që bëri kjo grua

+

vetryte

Bërja e vetullave tatuazh është një praktikë shumë e përhapur në mesin e grave! Nga sallonet e bukurisë e deri tek qendrat estetike të specializuara, ky shërbim duket se ofrohet rëndomë, por duhet të keni kujdes ku vendosni të trajtoni lëkurën tuaj, pasi rreziku nuk është i vogël! Një grua nga Detroit përfundoi në spital për tre ditë pasi bëri vetullat "microblading", një proces gjysmë i përhershëm ! Ajo zgjodhi ta merrte këtë shërbim në një sallon të thjeshtë, për gjysmën e çmimit normal, por pasojat ishin të pashlyeshme. Gjithçka në fillim u duk se kishte shkuar mbarë, por me kalimin e ditëve ajo vuri re që vetullat iu irrituan dhe iu skuqën.

Brenda një jave ajo vuri re gunga dhe filloi të ndjente dhimbje.Ndonëse mori antibiotik, gjendja vetëm sa përkeqësohej.

"Isha e tmerruar," tha ajo. "Fytyra ime po fryhej, sytë e mi po mbylleshin dhe unë gati humba shikimim” shprehet gruaja për një televizion lokal.

vetullattrt
Ndonëse dëmi nuk do të jetë i përhershëm, ajo rrezikoi probleme serioze të sinuseve, gjë që do i shkaktonte jo pak probleme në të ardhmen.
Gruaja u trajtua me antibiotik dhe steroid IV për tre ditë në spital dhe dermatologu i saj, Dr Stephen Gretkin shtoi se ka disa arsye pse pacientja e tij reagoi në atë mënyrë ndaj atij trajtimi.
Ajo mund të ketë qenë alergjike ndaj bojës së tatuazhit. Asaj mund t'i ishte thënë që të mos lajë fytyrën e saj për dy ditë pas procedurës, dhe mos larja e zonës çoi në një infeksion. Gretkin këshillon njerëzit të bëjnë sa më shumë kërkime që munden para se t’i nënshtrohen një trajtimi të tillë.